Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në krahasim me vitin e kaluar për sa i përket lirisë së mediave.

Deda tha se është e pabesueshme që 15 vjet më vonë, prej kohës së qeverisë së parë të Kosovës, të flitet për liri të mediave, teksa shtoi se Kosovës duhet t’ia marrin fytyrën raportet jashtë që qeveritë të sillen normal.

“Gjithçka duhet të bëhet që të prishet kjo kulturë politike, kushdo që e ka. Këtu ende mbizotëron mendësia ku qeveritë nuk po ndihen se janë në pronësi të zhvillimit të shtetit”.

“Mendoj që duhet të punohet, sidomos me qeverinë e ardhshme, sepse kjo qeveri nuk ua ka shtri dorën njerëzve, kjo qeveri nuk është qeveri e dialogut me opozitë, dialogut me media, dialogut me shoqëri civile”, tha Deda.

Më tej, ai tha se beson që në qeverinë e ardhshme do të ketë njerëz se do ta kuptojnë rëndësinë e fillimit të ndërtimit të një tradite shtetërore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA, Britania dhe Australia vendosin sanksione ndaj hakerit rus Dmitry Khoroshev

Story i radhës

Lajçak e asistenti i presidentit Biden, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Të fundit nga