Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e vijon bashkëpunimin e suksesshëm me universitete të ndryshme ndërkombëtare.
Në kuadër te projektit ndërkombëtar CEEPUS, një delegacion i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, i kryesuar nga prodekani për shkencë, Prof. Dr. Erhan Sulejmani dhe Prof. Dr. Gafur Xhabiri, së bashku me studentët Adis Veliu dhe Rihan Abdyrahmani e vizituan Universitetin të Segedinit në Hungari.
Vizita në këtë universitet u realizua me rastin e 60-vjetorit të Fakultetit të Inxhinierisë dhe 440-vjetorin e themelimit të Universitetit të Segedinit. Me këtë rast, profesorët dhe studentët tanë gjithashtu morën pjesë me punimet e tyre edhe në konferencën ndërkombëtare ICOSTEE 2022, të përfaqësuar nga shumë vende, si Serbia, Rumania, Shqipëria, Tunizia, Sri Lanka, Turqia, Sllovakia, Portugalia, Kosova dhe Kazakistani.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, ditë më parë, me ftesë të prodekanit për shkencë, Prof. Dr. Erhan Sulejmanit, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës e vizitoi profesoresha e Fakulteti të Shkencave Ushqimore dhe Nutricionit, Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik nga Universiteti i Shkencave Jetësore nga Poznani i Polonisë. Ajo, me këtë rast, para studentëve të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë, me temë: “Ëmbëltuesit dhe varësia”.
Pas përfundimit të ligjëratës, Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik realizoi një takim me dekanin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhabir Abdullahi. Me këtë rast, dekani Prof. Dr. Xhabir Abdullahi e falënderoi Prof. Dr. Magdalena Człapka-Matyasik për vizitën, duke uruar që në të ardhmen të intensifikohet sa më shumë bashkëpunimi mes dy fakulteteve në projekte të ndryshme. Ata u marrën vesh që bashkërisht të angazhohen për punim me shkëmbimin e studentëve dhe të stafit akademik, si dhe për zhvillimet e fundit në dy fakultetet përkatëse, ku prioritet iu dha harmonizimit të programeve studimore bazuar në kërkesat dhe nevojat e shkëmbimit të studentëve dhe zhvillimin e kurrikulave të përbashkëta.

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me fakultete prestigjioze ndërkombëtare

- Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi
- Zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dëgjohet në Stokholm
- Pete Davidson dhe e dashura shijojnë lojën pas tapetit të kuq
- Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë
Të fundit nga

Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi
Xabi Alonso thuhet se ka njoftuar drejtuesit e i Real Madridit se nuk planifikon ta mbajë mbrojtësin Ferland Mendy në ekip sezonin e ardhshëm. Sipas mediumit Fichajes, trajneri bask dëshiron të gjejë një

Zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dëgjohet në Stokholm
Zëri i grave dhe burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, së fundmi u dëgjua edhe në Stokholm të Suedisë. Rrëfimi i burrit të parë që foli publikisht për dhunën seksuale,

Pete Davidson dhe e dashura shijojnë lojën pas tapetit të kuq
Pete Davidson dhe e dashura e tij e re Elsie Hewitt u panë duke shijuar një lojë të Knicks në Nju Jork të premten. Ish-ylli i SNL, 31 vjeç, dhe modelja, 29

Intervale me diell e vranësira sot, nesër temperaturat shkojnë deri në 20 gradë
Ditën e shtunë vranësirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu vranësirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, e viseve malore rrebeshe të shkurta bore.

SHBA do të nisë diskutimet për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë diskutimet me aleatët evropianë për të reduktuar trupat amerikanë në Evropë më vonë këtë vit, tha të premten ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew