Për rastin e FFK-së, konfirmohet edhe njëherë nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Ligjshmëria e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për Kryetar të FFK-së, konfirmohet edhe njëherë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes dy aktvendimeve të tjera 

Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën-propozimin për masën e përkohshme të klubit futbollistik FC Vita, përmes të cilit propozim ishte kërkuar që të pezullohet dhe pengohet mbajtja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për datën 6 prill 2022, dhe të pengohet U.D. Sekretari i Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij. Refuzimi i këtyre kërkesave edhe njëherë e konfirmon ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së i mbajtur me datë 6 prill 2022.

Dje jemi njoftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, se Departamenti për Çështje Administrative i kësaj gjykate, fillimisht me datë 09.03.2022 përmes Aktvendimit A.nr.485/22, e ka shpallur veten jo kompetente për të vendosur, ndërsa më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate sipas Aktvendimit C.nr.1125/22  të datës 04.04.2022, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për pezullimin dhe pengimin e mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së, i cili u mbajt me datë 6 prill 2022 dhe për pengimin e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij për organizimin dhe mbikqyrjen e zgjedhjes së kryetarit të FFK-së. 

Image

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të mbajtur me datë 6 prill 2022 kishte pjesëmarrje masive të delegatëve, ashtu që zgjedhja e kryetarit, z. Agim Ademi është bërë me votat e mbi 2/3 të delegatëve të Kuvendit të FFK-së. 

Image

Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pjesëmarrja dhe votimi masiv nga delegatët e Kuvendit të FFK-së, konfirmimet e monituruesve të UEFA-s, FIFA-s dhe MKRS-së për mbarëvajtjen e Kuvendit, si dhe përgëzimet e UEFA-s, FIFA-s dhe të anëtarëve të shumtë të tyre për mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit z.Ademi, e argumentojnë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së z. Ademi si kryetar i FFK-së.

Ju faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që na kanë besuar në tërë këtë proces rreth ligjshmërisë së punës së FFK-së në organizmin e Kuvendit të Rregullt dhe Zgjedhor, i mbajtur me datën 6 prill 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së e thellon bashkëpunimin me fakultete prestigjioze ndërkombëtare

Story i radhës

Hiqni dorë nga këto zakone nëse nuk doni t’ju shkatërrohen flokët në verë

Të fundit nga