Është vënë në shitje një koleksion prej 20 makinash fenomenale McLaren

July 1, 2025
1 minut lexim

Një koleksion spektakolar prej 20 veturash McLaren po del në ankand nga Tom Hartley Jnr.

Dhe në qendër të tij është vetura e fundit McLaren F1 e prodhuar ndonjëherë, me vetëm 1,100 milje në kilometrazh.

Kjo veturë ikonike ishte pjesë e koleksionit të ndjerit Mansour Ojjeh, një figurë kyçe në historinë e McLaren dhe ish-bashkëpronar i ekipit.

Koleksioni përfshin modele të rralla si Senna GTR, Speedtail dhe Elva, shumica të paprekura dhe në gjendje fabrike.

Secila prej tyre është shasia e fundit e prodhuar për atë model.

Vetëm McLaren F1 dhe P1 GTR kanë ndonjë përdorim, por janë të një cilësie muzeale.

Ky koleksion pritet të shitet për shifra rekorde, duke reflektuar pasionin dhe trashëgiminë unike që ai përfaqëson.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Lushtaku: Kurti do të bëjë gjithçka, vetëm të mbajë pushtetin

Të fundit nga

Fillon afati kalimtar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë i hapur prej 1 deri më 15 korrik. Vendimin për afatin kalimtar, që hapet të
ShkoLartë