Lushtaku: Kurti do të bëjë gjithçka, vetëm të mbajë pushtetin

July 1, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me mungesën e tij sot në seancën e 40-të të konstituimit të Kuvendit, tregon që “bën gjithçka, shkel çdo ligj e kushtetutë vetëm që të mbaj në dorë ende pushtetin”.

Lushtaku tha se Kurti nuk është i interesuar për zgjidhjen e problemeve.

“Prej fillimit, sidomos edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese kanë treguar jo seriozitet dhe jo zbatim të aktgjykimit për konstituimin e Kuvendit. Mungesa e tij si deputet në Kuvend por edhe si kryetar i LVV-së tregon që do të bëjë gjithçka, do të shkel çdo ligj, çdo kushtetutë vetëm e vetëm të mbajë pushtetin. Nuk është i interesuar fare për zgjedhjen e problemeve të qytetarëve, për konsituimin e Kuvendit”, tha Lushtaku.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ndodhet në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Fillon afati kalimtar

Të fundit nga

Fillon afati kalimtar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që afati i rregullt kalimtar veror të jetë i hapur prej 1 deri më 15 korrik. Vendimin për afatin kalimtar, që hapet të
ShkoLartë