eshs ne mars te ketij viti jane dhene 245 leje ndertimi 69fe27b627e3b

ESHS: Në mars të këtij viti janë dhënë 245 leje ndërtimi

May 8, 2026
1 minut lexim
ndertimtari15388254901685112141

Gjatë muajit mars të vitit 2026 janë dhënë 245 leje ndërtimi, që është zvogëluar për 26.6 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Më së shumti leje ndërtimi, 148 janë për objektet e ndërtimit të lartë, në Rajonin e Pollogut janë dhënë më së shumti leje ndërtimi 62, pastaj vijojnë rajoni i Shkupit me 51, rajoni Juglindor 34, Lindor 24, Pellagonisë 15, dhe rajoni Verilindor 3.

Për ndërtim janë parashikuar 618 banesa, nga të cilat 317 në rajonin e Shkupit, 143 në rajonin Jugperëndimor dhe 75 në rajonin Juglindor.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 24 574 417 mijë denarë, që është për 21.9 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Rritja e vlerës vjen si rezultat i faktit se në periudhën referuese është lëshuar leje ndërtimi për park me erë për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet deri në 128 MW, në territorin e Komunës së Shtipit, Komunës së Radovishit dhe Komunës së Karbincit, të cilat kanë vlerë të madhe.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 148 (60.4 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 31 (12.7 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (26.9 për qind) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 245 objekte, tek 136 (55.5 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 109 (44.5 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 618 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 53 718 m2.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keshilli programor i rtm se anulon konkursin per zgjedhjen e zevendesdrejtorit 69fe266322422
Lajmi i mëparshëm

Këshilli Programor i RTM-së anulon konkursin për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit

Të fundit nga

Adrian Gaxha bëhet baba për herë të parë

Familja e këngëtarit të njohur Adrian Gaxha është zgjeruar. Artisti dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, janë bërë prindër për herë të parë, duke hapur kështu një kapitull të ri në jetën
ShkoLartë