kfor zhvillon stervitje ne kampin novo selo perdorin sistem robotik per neutralizimin e mjeteve shperthyese 69fe3a91e6dd9

KFOR zhvillon stërvitje në Kampin Novo Selo, përdorin sistem robotik për neutralizimin e mjeteve shpërthyese

May 8, 2026
1 minut lexim

KFOR ka njoftuar se ushtarët e njësisë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD), të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), kanë zhvilluar një ushtrim stërvitor në Kampin Novo Selo.

Me qëllim forcimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të mundshme shpërthyese.

Sipas njoftimit, gjatë këtij ushtrimi është përdorur një sistem robotik, ndërsa aktiviteti ka qenë i fokusuar në skenarë të reagimit emergjent.

Tutje thuhet se përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan një nivel të lartë të vetëdijes situative dhe dëshmon përkushtimin për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

eshs ne mars te ketij viti jane dhene 245 leje ndertimi 69fe27b627e3b
Lajmi i mëparshëm

ESHS: Në mars të këtij viti janë dhënë 245 leje ndërtimi

tensionet ne tubimin e pd se bardhi perplaset me efektivet e policise pse e provokoni protesten eshte paqesore 69fe3af034bb9
Lajmi i radhës

Tensionet në tubimin e PD-së, Bardhi përplaset me efektivët e policisë: Pse e provokoni protestën, është paqësore

Të fundit nga

ShkoLartë