Erëra të forta në Prizren, kulmi i një banese rrezikon të bie

1 minut lexim

Erëra të forta po mbizotërojnë në disa qytete të Republikës së Kosovës, të cilat po shoqërohen edhe me shi vende-vende.

Si pasojë e erërave, në kryeqytet deri më tani përveç shkapërderdhjes së mbeturinave nëpër disa nga rrugët kryesore, nuk raportohet për dëme materiale.

Ndërkaq, në Prizren siç raportojnë mediat lokale, kulmi i një ndërtese po shkakton pasiguri për kalimtarët përreth pasi është rrezik që të bie nga lartë.

Disa ditë më parë, e reja nga Prishtina ishte në rrezik për jetë pasi e zuri kulmi i Komunës së kryeqytetit si pasojë e erërave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katari dënon planet e Izraelit për ofensivë në Rafah

Story i radhës

Cadillac konfirmon prodhimin e modelit të ri luksoz Escalade iQL

Të fundit nga