Erdogan nuk do të dëbojë refugjatët sirianë, por ka një plan që po i shqetëson ata

July 20, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka thënë se nuk do të dëbojë refugjatët sirianë, por plani i qeverisë për të riatdhesuar një milion ka ngritur shqetësime.

Sirianët që jetojnë në Turqi kanë shprehur frikën dhe shqetësimin për propozimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të riatdhesuar rreth një milion prej tyre në rajonin verior të Idlibit, pasi qeveria turke vazhdon të këmbëngulë se do të kryejë një operacion ushtarak në Sirinë veriore, raporton Al Jazeera.

Në maj, Erdogan njoftoi se qeveria po punonte për të kthyer refugjatët sirianë në zonat nën kontrollin e sigurisë turke në Sirinë veriore. Plani përfshin ndërtimin e 250,000 njësive banesore dhe pajisjen e tyre me infrastrukturë që do të shtrihet midis qyteteve Azaz, Jarablus dhe al-Bab, deri në Tal Abyad dhe Ain Issa.

“Ne mbështesim strategjinë e vazhdueshme të migracionit me projekte për të inkurajuar kthimet vullnetare”, tha Erdogan në atë kohë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rita Ora konfirmon se do të performoj në një koncert në Tiranë

Story i radhës

Vendimtar në rikthimin e Erzenit në elitë, largohet portieri

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë