Vendimtar në rikthimin e Erzenit në elitë, largohet portieri

Isli Hidi mbyll aventurën e tij një vjeçare në Shijak me Erzenin.

Gardiani 41-vjeçar luajti një rol deçiziv sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë duke ndihmuar ekipin shijakas që siguroi rikthimin në elitë pas 19 vitesh.

Ish-portieri i Tiranës, Teutës, Bylisit dhe Kastriotit në Shqipëri ndihmoi skuadrën në kuadrat, por edhe i dhuroi shijakasve tre gola nga pika e bardhë e penalltisë (kundër Shkumbinit, Turbinës dhe Pogradecit).

Mbrëmjen e kaluar Erzeni zyrtarizoi afrimin e ish portierit të Kukësit, Dashamir Xhika, i cili pritet tashmë të jetë portieri i parë i shijakasve në Abissnet Superiore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogan nuk do të dëbojë refugjatët sirianë, por ka një plan që po i shqetëson ata

Story i radhës

Prokuroria kërkon të merren në pyetje Ramazan Rraja dhe Endrit Dokle për masakrën në Fushë-Krujë

Të fundit nga