Edi Rama po kërkon lëmoshë nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit

Para dy ditësh patëm rastin të dëgjojmë nga goja e Edi Ramës se në kuadër të Open Balkan Shqipëria do të kërkojë lëmoshë nga Serbia për t‘i dhënë një sasi gruri nga rezervat e saj shtetërore. Ky lypsar qe në mendjen e tij nuk i ka shqiptaret dhe hallet e tyre nga fukarallëku dhe skamja por se si ta paraqes Aleksadër Vuçiqin, këtë kriminel ordiner si bamirës në sytë e shqiptarëve  dhe Evropës.

Njohësi më i mirë i situatës në Serbi, Presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq ka dy mendime për Serbinë: një për botën serbe për të cilën thotë se është zëvendësim për Serbinë e Madhe dhe dy, për Ballkan Open, për të cilin thotë se është kufizim i sovranitetit të shteteve që marrin pjesë në të dhe Mali i Zi në asnjë rrethanë nuk do t’i bashkohet kësaj iniciative ruso serbe.

Pra si po duket Edi Rama nuk po bën gjumë të mirë dhe është në siklet se mos e dashtë Zoti që BE t’i vendosë ndonjë sanksion nënës Serbi, pra si po duket Rama është thellësisht i okupuar për të ndihmuar Serbinë sa që po të kishte mundësi me gjithë zemër do t’ia bashkëngjitëse Serbisë, Shqipërinë bashkë me Kosovën.

Këtë dashuri të Edi Ramës si duket më në fund e kanë kuptuar studentët e Shqipërisë dhe tani janë çuar ne protesta me sloganin BOLL NA VODHËT. Sepse Rama me të gjithë ministrat janë bërë multimilionerë duke vjedhur e plaçkitur çdo gjë të vlefshme në Shqipëri. Qëllimi final i studentëve është rrëzimi i kësaj qeverie kuislingë me Ramën në krye të instaluar e të ndihmuar nga Rusia e Serbia.

Prej se erdhi në pushtet ky tradhtar, shteti shqiptar e mori tatëpjetën dhe nuk ka të ndalur sepse siç po duket, ky e ka marrë si obligim dhe detyrë nga Serbia e Rusia për ta shkatërruar e zhbërë shtetin shqiptar por edhe Kosovën nëse do të mundet. Ky ka mbyllur çdo perspektivë për të rinjtë shqiptarë, por iu ka lënë derën hapur për tu larguar nga Shqipëria. Dhe këtë skenar ugoruzi për shqiptarët po e realizon me mjaft  sukses.

Kur jemi te lëmosha, atëherë duhet të them se pas shtrirjes së dorës për lëmoshë nga ana e Edi Ramës drejtuar Serbisë dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, ky u tregua shumë zemërgjerë dhe tha se vëllait tim Edi Ramës do t’ia japim një sasi gruri nga rezervat shtetërore, sepse vëllai nuk mund të refuzohet.

Serbia me ligj e ka ndaluar eksportimin e grurit, por  do të bëjë përjashtim sepse ky është interes shtetëror i Serbisë që në sytë e Evropës të tregohet si bamirës me qëllim mbulimin e krimeve që i ka bërë ndaj shqiptarëve me shekuj e që do të t’i bënte prapë po t’i jepej rasti.

Serbia do t’i jap grurë Shqipërisë me çmim më të lirë nga rezervat shtetërore që kanë qëndruar në magazina dhe depo me vite të tëra që nuk është as për ushqim të bagëtive e lëre më për bukë për njerëz. Ky grurë përmban në vete sasi shumë të madhe plumbi sa që çfarëdo përpunumi apo larje nuk mund të largojë plumbin e shtresuar me vite, pra shqiptarët do të helmohen masivisht nga ky grurë që do të bluhet në Shqipëri dhe do të plasohet në tregun shqiptar si miell për bukë dhe ushqim.

Sipas ekspertëve mjekësorë dhe nutricionistëve që merren me çështjen e ushqimit, sasia  e madhe e plumbit që ndodhet në ushqim konkretisht në bukë me anë të qarkullimit të gjakut arrin në sistemin nervor qendror. Truri ka afinitet të jashtëzakoshëm për deponimin e plumbit në qeliza nervore. Ky plumb kur njihet depozitohet në qeliza nervore ai mbetet aty për jetë dhe i dëmton këto qeliza nervore. Sipas ekspertëve ky plumb nuk mund të eliminohet apo ekskretohet jashtë organizmit  të njeriut. Ky plumb është jashtëzakonisht i dëmshëm për fëmijët. Sipas OBSH-së (organizatës botërore të shëndetësisë) pas konsumimit të ushqimit – bukës me plumb te fëmijët fillon dëmtimi ireverzibilë (I pakthyshëm) i qelizave nervore  te fëmijët dhe vijimisht rënia e aftësive mendore të fëmijëve IQ, e nëse kjo zgjatë më shumë, atëherë mund të paraqiten edhe forma më të rënda të çrregullimeve mentale. Pra kjo po i pret fëmijët shqiptarë të cilët do të konsumojnë këtë bukë nga gruri i rezervave shtetërore të Serbisë.

Kjo vlen edhe për Kosovën që të largojë produktet ushqimore të Serbisë sepse linjat që prodhojnë për Kosovën dhe Shqipërinë janë të veçanta dhe produktet që dalin nga këto linja nuk guxojnë të eksportohen askund përveç Kosovës dhe Shqipërisë. E pse është kështu, gjykoni vet ju lexues të respektuar.  Serbia nuk ka helme më efekte retroaktive (të mëvonshme) por këso helme ka me bollëk Rusia dhe Serbia i merr ato pa problem. Sidomos janë të rrezikshe helmet ruse me efekt të mëvonshëm në vezoret e femrave të cilat pasi të konsumohen pas një periudhe të caktuar janë në gjendje që vezoret të femrat t’i shkatërrojnë totalisht dhe me këtë e bëjnë absolutisht  të pamundur shtatzëninë. Pra, me  dhënien e grurit nga rezervat shtetërore Serbia do të arrijë dy objektiva, në njërën anë do të helmojë popullin shqiptar e në anën tjetër do të paraqitet si bamirëse.

Edi Ramës siç po duket nuk i intereson shëndeti i popullit shqiptar dhe mirëqenia e tij sepse që nga ardhja e tij në pushtet nuk është bërë asnjë investim nga firmat e jashtme sepse në një shtet ku mbizotëron krimi dhe korrupsioni dhe droga dhe ku jeta e njeriut nuk vlen as  pesë pare, askush nuk dëshiron të investojë por as Edi Rama  që duhet të merret me investime dhe përparimin e shtetit nuk është i interesuar që shteti shqiptar të zhvillohet por qëllimin e ka që këtë shtet sa më shumë ta dëmtojë e ta katandisi deri në shkatërrim.

Studentët shqiptarë nuk duhet t’i ndalin protestat në asnjë mënyrë por këtyre duhet t’iu bashkëngjitet i tërë populli derisa ta rrëzojnë këtë serbofil që po i sjell shumë të këqija shqiptarëve kudo që janë e veçanërisht therë në sy e ka Kosovën që nuk po i nënshtrohet e bashkohet atij, Serbisë dhe Rusisë.

Është obligim dhe detyrë e çdo shqiptari kudo që është të punojë natë e ditë që këtë serbomadhin Rama  ta largojë nga posti që mban në mënyrë që të shpëtojë populli shqiptar nga zhbërja që ky është duke zbatuar me urdhrin e Putinit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza energjitike, kjo është bashkia e parë në vend që vendos kufizimin e furnizimit me ujë

Story i radhës

Martesat nuk ndalen në Ukrainë, për tri javë 10.700 martesa, 10 e 800 fëmijë

Të fundit nga