Me formimin e Qeverisë Kurti nga informacionet që posedoj, përfaqësuesit e kategorive të luftës, ishin të ftuar, mirëpo këta të fundit kishin refuzuar.
Po ashtu nga informacioni tjetër që posedoj, kryeministri Kurti nga zyrtari ne qeveri për vlera të luftës, kishte kërkuar çdo herë nga përfaqësuesit e këtyre kategorive bashkëpunim për rregullimin për një ligj sa me të mirë për këto kategori.
Mirëpo bashkëpunimi nga ta kishte munguar. Pasi që siç duket nuk ishin të gatshëm për bashkëpunim, porse për kritik dhe akuze me paranoje dhe paragjykime.
Me pastaj edhe ashtu filluan me kritika e akuza se gjako kjo qeveri po na anashkalon, madje duke akuzuar ashpër edhe si qeveri anti- UÇK, pa pasur asnjë fakt me të vetëm.
Ndërsa për nesër kanë organizuar edhe një protestë me parullën se qeveria Kurti po na diskriminon e po heq nene të ligjit të tyre në fakt pa e prekur asnjë nen deri me tani qeveria Kurti.
Megjithatë a e meritojnë kategoritë e luftës një pension me të mirë e të dinit etshëm? Nuk ka dilemë se po.
-A u keqpërdorën këto kategori nga qeveritë njëra pas tjetrës, qoftë për beteja partiake dhe votë e ne anën tjetër duke i diskriminuar e shndërruan ne kategori sociale dhe përfaqësuesit e këtyre kategorive që u shndërruan ne satelit të qeverive, teksa e mbyllen gojën dhe lejuan një gjë të tillë? Edhe këtu nuk ka dilemë se po.
Lejuan edhe atëherë kur qeveritë paraprake e ato të krahut të luftës nxirrnin ligje se veterani vetëm pensionin 170 euro, ka të drejt, mirëpo jo dhe një vend punë, apo të hyr tjetër.
Pra lejuan edhe ketë nen diskriminues asokohe kur të njëjtit zyrtarë nxërini ligje për vetën e tyre deri ne 7 vende pune e pa limit farë dhe asnjë vendi i tyre nuk ishte me pak se 1000 euro.
Ne vitin 2017,po këta përfaqësues të këtyre kategorive që tani po “krekosen”,(lejuan qeverinë edhe tërheqjen e nenit që paga minimale mos të jetë ekuivalentë dhe e ndërlidhur me pensionin e veteranëve).
Me ç ‘rast jam shumë i bindur dhe i sigurt se qeveria Kurti, personalisht ky i fundit do ta nxjerr një ligj me të mirë se qeveritë paraprake, pasi që këto kategori do të ndihen me mirë, por jo edhe për përfaqësuesit të tyre, sikurse me qeveritë e kaluara që jeta e tyre ishte goxha përrallore.
Prandaj si pjesë e kësaj kategorie i shqetësuar dhe i mllefosur shumë me përfaqësuesit e kategorive të luftës dhe do të duhej çdo veteran e invalid dhe familje të dëshmorëve të shqetësohet e mllefoset e të distancohet se si po keqpërdoren kategoritë e luftës në vazhdimësi për beteja partiake e përfitime të dikujt, e për të krijuar opinion fiktiv ndaj kryeministrit Kurti, po ashtu edhe për miliona të hyr vetëm nga anëtarësia me kartela pa dhanë asnjë llogari para veteraneve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.