Tre të vrarë, 11 të plagosur nga dhuna me armë në Filadelfia

Tre persona humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr të shtunën vonë në Filadelfia të Pensilvanisë, tha policia të dielën.

Ishte rasti i fundit i dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve.

Personi i armatosur hapi zjarr rreth mesnatës në një zonë të qytetit që ka shumë bare dhe restorante. Zyrtarët thane se dy burra dhe një grua u vranë.

Incidenti pasoi të shtënat e fundit në një supermarket në Buffalo të Nju Jorkut, në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe një godinë mjekësore në Tulsa të Oklahomas.

Avokatët për kontrollin e armëve po e nxisin qeverinë amerikane të marrë masa më të forta për të frenuar dhunën me armë./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të krijosh një hapësirë të qetë pune edhe në shtëpi

Story i radhës

Edhe sa do të duhej të keqpërdoren kategoritë e luftës për beteja partiake dhe përfitime të dikujt?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish