“Çmimi i sigurimit të veturave nuk ka ndryshuar që nga viti 2008, rritja është reale” – thonë nga Byroja Nacionale për Sigurim

Byroja Nacionale për Sigurim është deklaruar pas informacionit se do të shtrenjtohet sigurimi i veturave në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Nga BNS-ja thonë se çmimi i sigurimit të veturave nuk ka ndryshuar që 15 vjet – që nga viti 2008, dhe shtrenjtimi është real, pasi siç shtojnë, ndikohet nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të risigurimit, automjeteve, të pjesëve rezervë, rritjes së pagave dhe tendencës së vazhdueshme për rritje të inflacionit.

“Rritja e përgjithshme e çmimeve që nga viti 2008 deri në vitin 2023 arrin në 61.56%. Njëkohësisht, çmimi i sigurimit nga detyrimi automobil nuk ka ndryshuar tashmë e 15 vjet dhe është kategoria e vetme në vendin tonë që nuk ka pësuar rritje të çmimeve”, njoftojnë nga BNS-ja, duke shtuar se çmimi i sigurimit të automjeteve është më i ulët në rajon.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kurti: Anëtarësimi në KiE hap i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Story i radhës

Priten mbi 14 milionë turistë, Balla: Policia e Shqipërisë ka marrë masat

Të fundit nga