Edhe një thirrje tjetër – mos e shembni shtetësinë e Kosovës

August 6, 2022
min lexim

Edhe një herë e përsërisim thirrjen tonë drejtuar Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mos e zbatojnë vendimin anti kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, sepse zbatimi i tij është precedent i rrezikshëm për Kosovën dhe do të prodhojë efekt të menjëhershëm (zinxhirë) që edhe shumë kisha të tjera politike që ka ndërtuar shteti serb në vendin tonë gjatë periudhës 1989-1999, do të marrin prona gjithnjë duke u thirrur në ligjet dhe vendimet e kohës së Millosheviçit.

Gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare duhet të dinë se vendimi i kushtetuesës për rastin në Deçan, është në kundërshtim të plotë dhe të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 113, paragrafi 7.

Rritja e presionit për të zbatuar një vendim anti kushtetues dhe për të zbatuar në praktikë ligjet e Millosheviçit në Kosovë, është gabim i madh, ngase Kosova do të rrezikohet tepër shumë nga kishat politike që ka ndërtuar shteti serb në vendin tonë në vitet 1989-1999.

Tashmë është me se e qartë se Kisha Ortodokse Serbe po e sfidon me të madhe shtetin e Kosovës, dhe jo vetem kaq, ata po e sfidojnë edhe shtetin fqinj të Malit të Zi.

Shteti serb po arrin që të shtrijë ndikimin e tij, në vendin tonë e me gjerë përmes arkitektes së saj, Kishës Ortodokse Serbe.

Vendimi i kushtetuesës për rastin e Manastirit të Deçanit, ka ardhur si pasojë e gjykatësve jo profesionale që kanë gjykatat tona dhe neglizhencë se zyrtarëve të shtetit tonë.

Faji kryesor për gjithë këtë ka emër dhe mbiemër, dhe si të tillë do të jetë historia, ajo që do të gjykojë më së miri. Gjitha ata emra dhe nënshkrime të tyre, do të jene pjese e faqeve me të turpshme të historisë sonë.

Manastiri i Deçanit, që nga janari i vitit 2015, luan rolin e Kishës serbe në Malin Atos në Greqi (që nuk ka juridiksionin shteti grek mbi tokën dhe pasurin e saj). Kjo argumentohet me se miri me faktin se me 7 janar 2015, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, ishin të fundit zyrtar të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës që ka pranuar për vizitë kreu i Manastirit të Deçanit.

Nga janari 2015 e tutje, kreu i Manastirit nuk ka pranuar me udhëheqës të lartë të shtetit të Kosovës.

Është tepër e habitshme se si vetëm disa minuta pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikon vendimin e saj të turpit me 20 maj 2016, presidenti Thaçi e kryeministrit Mustafa, e përshëndesin si vendim, dhe madje i pari, i referohet si “toka kishtare”.

Udhëheqësit e Kosovës me 2016, me veprimet e tyre i kanë shkaktuar tepër dem shteti tonë. Veprimet e tyre në të pa studiuar mirë, ka sjellë rezultate që sot Manastiri i Deçanit po shkon drejt një shtetit brenda shteti të Kosovës.

Udhëheqës e tanishëm të Kosovës e kanë për obligim që të bindin faktorin ndërkombëtar se vendimi i kushtetuesës për rastin e Manastirit të Deçanit është precedentë i rrezikshëm për Kosovën.

Tashmë rrjedhimisht shtrohet pyetja: Nese zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në Deçan, atëherë kush do të jetë garant që Kisha Ortodokse Serbe nuk do të kërkojë prona të tjera duke u thirrur në ligjet e kohës se Millosheviçit?

Kjo mbetet të shihet.

Lutem që rasti i Deçanit të jetë i fundit ku shteti i Kosovës sfidohet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Dr. Shkodran Imeraj 

Kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shoferi “fluturoi” nga xhami i parë/ Detaje të reja nga aksidenti në Kroaci

Story i radhës

Globalizmi do krijojë kombe religjioze

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka
ShkoLartë