mincev kur nuk ka ekzistuar balancuesi ka pasur numer me te madh te punesimeve te bashkesive etnike 676e9fc541ad5

Minçev: Kur nuk ka ekzistuar balancuesi ka pasur numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike

December 27, 2024
1 minut lexim

Shkup, 27 dhjetor – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev deklaroi sot se nuk është me rëndësi kur do të miratohet zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë, por se kjo duhet të bëhet në mënyrë solide dhe të mos jetë mjet i politikave dhe partive. Zgjidhja ligjore, thotë Minçevi, duhet të jetë përmbajtësore, cilësore, afatgjate dhe të ketë zbatim të duhur.

“Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese, e cila rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit. Në kuadrin e asaj zgjidhjeje të posaçme ligjore, qëndrimi im ishte që ajo të bëhet në mënyrë solide dhe të mos jetë mjet i partive dhe politikave, sepse zgjidhje të tilla ligjore na sjellin në një situatë si zgjidhja ligjore e kaluar, e cila ishte mjet vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese”, tha Minçevi në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a do të miratohet në kohën e duhur zgjidhje e re ligjore për përfaqësim të drejtë në administratën publike pasi Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Balancuesin.

Lidhur me këtë zgjidhje ligjore, siç nënvizoi, duhet të përfshihen ekspertë nga sfera e Kushtetutës. Ai theksoi se faza e dytë e zbatimit të zgjidhjes ligjore është shumë më e rëndësishme se periudha kohore kur do të miratohet.

“Kur do të krijohet një propozim draft i tillë i zgjidhjes ligjore, kjo duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, të marrim mendim dhe pas kësaj ta fillojmë procesin e miratimit të atij ligji”, tha Minçev.

Sipas Minçevit, kur nuk ka ekzistuar balancuesi ka pasur më shumë punësime të bashkësive etnike, se sa kur është vendosur.

“Është bërë shumë bujë rreth shfuqizimit të balancuesit, por të dhënat statistikore thonë si më poshtë – Nga viti 2001 deri në vitin 2015 nuk ka pasur balancues si mjet digjital për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike, ndërsa nga viti 2015 është futur dhe zgjati deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e tij, në vitin 2024. Është interesante e dhëna se në këtë periudhë kur nuk ka ekzistuar balancuesi, kishte një numër më të madh të punësimeve të bashkësive etnike sesa kur u vendos”, shtoi Minçevi.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndryshimet kushtetuese vlen zgjidhja nuk mund te jete e njeanshme pa vmro ne ska shumice prej 2 3 676e9f4d08e55
Story i mëparshëm

Ndryshimet Kushtetuese, VLEN: Zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme, pa VMRO-në s’ka shumicë prej 2/3!

spak me njoftim zyrtar per kryebashkiakun erion veliaj i pergjigjet per kallezuesin anonim 676ea4b1afa34
Story i radhës

​SPAK me njoftim zyrtar për kryebashkiakun Erion Veliaj, i përgjigjet për kallëzuesin anonim

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë