Edhe një selam bojkotuesve të parlamentit

February 17, 2022
1 minut lexim

Sot, në të gjitha mjetet informative dhe rrjetet sociale, nuk hasim asgjë tjetër pos urimeve të pavarsisë së Kosovës.

Kuptohet, sa e rëndësishme është kjo ditë. Dardania, që diku, nga shekulli i 11 nuk pau ditë me sy.

Më në fund, pas sakrifikimeve të shumta, me 17 shkurt 2008 ndodhi dhe u shpall PAVARSIA e Kosovës. A ka ditë më të rëndësishme për Kosovën, jo jo nuk ka.

Urime urime oj Kosovë, o Kosovar por edhe mbar populli shqiptarë.

Ajo që as nuk hahet, as nuk pihet dhe as nuk mund të durohet është ajo që ndodhi në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin ku veprojnë të zgjedhurit e popullit. Si në vazhdimsi, edhe në diten e shenjtë, në festen më të rëndësishme të popullit, në Parliament, ndodhi BOJKOTIMI i seances. Turp turp. A duhet të lidhet kremtimi i pavarsisë edhe me bojkotime!!

Personalisht, po ndihem i turpruar kur po i shkruaj këto fjalë, por ec e ndalu.

Marrja iu marroftë juve bojkotues, e njollosni ditën më të rëndësishme të Kosoves. Po e potencoj se nuk i përkas asnji subjekti politik por, ndonse nga mërgata, i përkas popullit të Kosoves, popullit shqiptar.

Luz Tomaj,

17 shkurt 2022, dita e Kosovës

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Çupëlina”, Duma: Xhaferaj xhentëlmen, Berisha bëri deklaratë skandaloze dhe askush nuk reagoi  

Story i radhës

Amerikanët refuzojnë të largohen nga Ukraina: Kjo është shtëpia jonë

Të fundit nga

ShkoLartë