“Çupëlina”, Duma: Xhaferaj xhentëlmen, Berisha bëri deklaratë skandaloze dhe askush nuk reagoi  

Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, “çupëlina” për ministret solli sot një debat të gjatë në Kuvend, ndërsa demokrati kërkoi ndjesë në fund, pasi e akuzuan për seksizëm.

Në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, nënkryetarja e PD, Grida Duma e cilësoi si qesharake akuzën për seksizëm ndaj deputetit, duke përshkruar Xhaferajn si më xhentëlmenin në Kuvend.

Sipas Dumës, deklarata e tij u nxor nga konteksti, pasi e kishte fjalën për anëtaret e qeverisë si fëmijë, të cilat nuk kanë përvojën e duhur.

“Sikur kjo të quhej seksizëm do të ishim shumë mirë. Zoti Xhaferi hyn te deputetë më xhentëlmen. Unë e kuptoj e kishte në kontekstin fëmijë, çupëlina në sensin e ministreve të vogla në moshë që nuk kanë përvojën”, tha deputetja.

Duma kujton se pas tij, Berisha tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”, duke e cilësuar si skandaloze këtë deklaratë, por askush nuk reagoi.

Lexo edhe: “Kushtetuesja” nuk shkarkoi Metën, Duma: Lajm i mirë! Në momente të caktuara e kam mbështetur

“Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush.

Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”, tha Duma. g.v/

Story i mëparshëm

“Berisha jashtë loje”, sondazhi PIPOS për “6 Marsin”: Partia Demokratike fiton Durrësin, Dibrën e Shkodrën

Story i radhës

Edhe një selam bojkotuesve të parlamentit

Të fundit nga