E therri para shkollës së të birit 10-vjeçar/ Dalin pamjet kur 28-vjeçari godet me thikë shqiptaren në Itali

May 26, 2022
1 minut lexim

Rajoni i Raguzës në Itali, u trondit ditën e djeshme nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit të saj.

Autori 28-vjeçar i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme, ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti i rëndë, kur vrasësi i 37-vjeçares  godet atë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se vrasja ishte një gjest rebelimi ndaj shoqërisë që e kishte ofenduar.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.

Kapja e 28-vjeçarity u bë e mundur për shkak të këtyre pamjeve të cilat u morën nga kamerat publike dhe private të zonëns. Po ashtu dhe dëshmitë e banorëve të lagjes kanë ndihmuar shumë autoritetet.

Image
Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reprezentuesi i Kosovës 46 minuta, Vitesse fiton

Story i radhës

Ndryshon moti, parashikimi për fundjavën

Të fundit nga

ShkoLartë