E papritur: Prezantuesja e televizionit rus jep dorëheqje dhe largohet nga vendi

Një prezantuese e lajmeve në një prej kanaleve televizive më të rëndësishme të Rusisë ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi, sipas raportimeve.

“Unë u largova [Rusia] së pari sepse kisha frikë se nuk do të më linin të shkoja në punë, më pas paraqita dorëheqjen time,” i tha Lilia Gildejeva nga NTV blogerit të shquar Ilya Varlamov.

Gildeyeva ishte një moderatore në Segodnya (Sot), programi kryesor i lajmeve të mbrëmjes në NTV – stacioni i tretë televiziv më i popullarizuar në Rusi, i cili është në pronësi të gjigantit të gazit Gazprom dhe është shumë pro Kremlinit, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Në vitin 2021, Gildeeva u përfshi në listën zyrtare të gazetarëve të Presidentit Putin, të cilët morën falënderime për “arritjet në zhvillimin e mediave masive”. Dhe në vitin 2008, ajo u falënderua nga Putin për “dhënien e informacionit dhe aktivitetin aktiv shoqëror për zhvillimin e shoqërisë civile në Federatën Ruse“.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Apple lançon iOS dhe iPadOS 15.4

Story i radhës

Albina Kelmendi “mbulohet” me para në një dasmë

Të fundit nga