E keqja nganjëherë fiton

November 29, 2022
min lexim

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja”. Thomas Xheferson

Ja edhe sivjet, për herë të dytë, (There she goes again), Juri Kim e ambasadës amerikane në Tiranë uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022. I bie 78-vjet Shqipëri e “çliruar”, e lirë, sipas saj, përfshir periudhën prej pothuaj 50-vjetësh nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Të lumtë, zonja Kim po e tregon lëkurën e vërtetë se kush je.

Dua ta bëjë të qartë prej fillimit se nuk kam ndër mend të kapem me Yuri Kim dhe interpretimin e saj të historisë së Shqipërisë, as me “diplomatët”, majtisto-liberalo-bolshevikë evropianë që e shoqëruan atë sot në Varrezat e Kombit në Tiranë. Dëshiroj të theksoj edhe njëherë ashtu siç kam reaguar edhe vitin që kaloi, me këtë rast, ndaj deklaratës së saj dhe misionit të saj diplomatik në Tiranë për të paraqitur regjimin barbar komunist të Enver Hoxhës, në një dritë më të paranueshme se si e njeh historia. ‘Shpërthen’ Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf – “Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën. Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba. Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik”, për pothuaj 50-vjetë.

Më thenë të drejtën unë kisha menduar se deklarata e Yuri Kim vitin që kalaoi, në këtë datë, mund të kishte qenë një gafë diplomatike nga ana e saj dhe se nuk do e përsëriste më, “përfaqsuesja e vlerave amerikane”, në Shqipëri. Edhe mund t’i falej, se edhe diplomatët gabojnë. Gabojnë rëndë, madje, si në këtë rast. Por kjo nuk ka të ndalur. Sivjet siç mund të shikohet nga fotot më poshtë – Zonja Kim, përveç urimit në facebook, ajo i prinë një delegacioni “diplomatësh” të huaj të pa identifikuar për ata që nuk i njohin, tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ja deklarata e Yuri Kim:

| 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!

| 1944-2022 | Albania celebrates 78 years of liberation from the Nazi occupation during World War II. This occasion is a reminder of the sacrifices of the Albanian people and an opportunity to celebrate a glorious moment in Albanian history. Happy Liberation, Albania! “

Deklarata e botuar në facebukun e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Me fol të drejtën edhe vajtja e këtyre “diplomatëve” tek Varrezat e “Nëna Shqipëri”, me Juri Kim në krye të paradës – përball e krah për krah me nostalgjikët e Enver Hoxhës aty pranë — nuk do më shqetësonte aq shumë sikur “diplomatët e çlirimit” të Shqipërisë, t’a kishin balancuar atë vizitë duke shpjeguar për publikun — të pakën me një deklaratë të shkurtër — se pas vitit 1944, Shqipëria e çliruar”, dhe nën regjimin komunist për pothuaj një gjysëm shekulli, nuk kishte as liri as demokraci, as të drejta të njeriut – por ishte këthyer për pothuaj 50-vjet në një mjedis krimesh të para në Evropë dhe në botë. Dhe të thonin, mos tjetër, se ne po nderojmë dëshmorët e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi dhe jo regjimin e Enbver Hoxhës që erdhi më pas dhe që robëroi Shqipërinë.

Kjo histori duket se nuk u intereson diplomatëve të “vlerave perëndimore” në Tiranë. Megjithëse Presidenti i Shtateve të Bashkuara Xho Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan Shqipërinë dhe shqiptarët për 28 Nentorin , Ditën e Pavarësisë – ashtu siç kanë bërë udhdëheqsit më të lartë amerikanë për pothuaj një shekull tani pa iu referuar “çlirimit”. Po, Ambasada amerikane, për të dytin vit, uron atë që ajo quan “çlirim” i Shquipërisë 1944-2022. Në emër të kujt e bën kjo, këtë deklaratë, unë nuk e di.

Fatkeqsisht, në Shqipëri po triumfon e keqja, e mbështetur nga përfaqsuesit e vendeve perëndimore, të cilat do duhej të denonconin

krimet e komunizmit barbar në Shqipëri dhe të mos e cilësonin vendosjen e komunizmit në atë vend si një “çlirim”, sepse i tillë nuk ishte për shqiptarët – sidoqë ta cilësojnë sot diplomatët, përfshir Juri Kim.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja.”

Ambasada amerikane në Tiranë përfaqëson vendin më të dashur që kemi për zemër ne shqiptarët kudo që jemi, sidomos ne shqiptaro-amerikanët — vendin e bekuar tonin – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kemi gjetur lirinë, demokracinë, paqën dhe të drejtat tona të mohuara nga regjimi “çlirimtar” që ju glorifikoni në këtë ditë. Asnjë interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara as i Evropës Perëndimore, sado i rëndësishëm të jetë përkohësisht, nuk justifikon glorifikimin e një regjimi barbar anti-njerëzor dhe mbështetsit e tij, një ish-regjimi ndër më të egrit në botë. Edhe njëherë, turp për ju!

Ju jeni diplomatë perëndimorë, gjoja përfaqsues dhe mbrojtës të vlerave perëndimore dhe jo të anti-vlerave shtypëse të një regjimi të vdekur: Mbrojtës të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, pa dallim dhe përjetësisht, të pakën me sa dijmë deri më sot. Na njoftoni, ju lutemi, nëqoftse bota perëndimore ka vendosur të heqi dorë nga këto vlera, përfshir Shqipërinë.

Me sjelljet tuaja, vizita dhe deklarata në këtë ditë të “çlirimit” sipas jush, doni a s’doni, ju po mbështetni historinë dhe krimet e një tiranie ç’njerzore, sllavo-komunisto-aziatike 50-vjeçare — që iu imponua një populli të vogël –Kombit shqiptar dikur krenar. Ju po përkujtoni dhe nderoni – qoftë edhe përfaqësisht, një tirani që për 50-vjet iu imponua shqiptarëve me dhunë e gnjeshtra. Kjo tirani vazhdon të sillet rrugëve të Tiranës me mbështetjen tuaj! Diçka diktohet në ajër!

Ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit Skenderbe, shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të jenë të ndarë nga bota perëndimore, as nuk pranuan kurrë vullnetarisht komunizmin. A e dijnë diplomatët perëndimorë në Tiranë se Shqipëria menjëherë pas atij që ata quajnë “çlirim” (1944-2022)në krahasim me vendet e tjera evropoiane – per capita — ka patur numrin më të madh të martive të tre feve të shqiptarëve – sidomos në radhët e Kishës Katolike — por edhe më shumë martirë të demokracisë së vërtetë perëndimore – asaj demokracie – sidmos asaj amerikane — që ju do duhej të glorifikonit dhe të përhapnit ndër shqiptarë, në vend që të historiografisë komuniste. I kini kujtuar ndonjëherë këta martirë e dëshmorë anti-komunistë që dhanë jetën në mbështetje të demokracisë së vërtetë perëndimore në Shqipëri!?

këto sjellje tuaja – pa ndjenja balance e bashkimi për shqiptarët nga ana e juaj – ju vazhdoni të turbulloni mendjen dhe ndërgjegjën e këtij populli shumë të vuajtur nga një regjim barbar, që ju sikur e cilësoni si “çlirimtar”. Fatkeqsisht, jeni bërë palë me interpretimin e njëanshëm të pseudo-historianëve shqiptarë, të gnjeshtrave dhe të dhunës – për një histori të tmershme masakrash nga viti 1944 e deri në prill të vitit 1991 — që as vet shqiptarët ende nuk e kanë zgjidhur midis vetes. Ju po I mshoni një teze që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë.

Jeni bërë palë e së keqës. Fatkqesisht, e keqja po fiton në Shqipëri edhe me mbështetjen ose të pakën me heshtjen e diplomatëve perëndimorë, sot dhe 30-vjet më parë, që nga fillimi i të ashtuquajturit tranzicion “demokratik” që nuk ndodhi kurrë. Kjo shpjegon edhe aktualitetin politik të Shqipërisë “pjesërisht të lirë”, si anëtare e NATO-s. Merreni me mendë!

Fatkqesisht, e keqja nganjiherë fiton, qoftë edhe përkohësisht, sidomos kur mbështet nga të fortit! Kjo po ndodh edhe në Shqipëri sot. Por, unë besoj se e mira ringjallet dhe përtërihet mbi të keqën, me kohë. Besoj në thënjen latine: “Victi, Vincimus!” Edhe të mundur (nga e keqja) tani për tani, atë e kemi mundur, edhe pa ndihmën e ambasadorëve!

Ndër viktimat e para të komunizmit “çlirimtar” të Enver Hoxhës, me urdhër të Stalinit:Për të shpëtuar komunizmim, zhdukeni Kishën Katolike Shqiptare – një porosi kjo dhe fushatë që është ritheksuar në atë kohë edhe nga jugosllavët – themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bizneset e vogla drejt mbylljes, mbijetojnë vetëm kompanitë e mëdha

Story i radhës

Zjarr në Bit Pazar, digjen kontejnerët e Higjienës Komunale

Të fundit nga

ShkoLartë