Bizneset e vogla drejt mbylljes, mbijetojnë vetëm kompanitë e mëdha

Përfaqësuesit të Regjistrit Qendror për komunat Dibër dhe Qendër Zhupë potencuan se kriza ekonomike dhe vështirësitë në biznes, janë duke ndikuar edhe më tej negativisht në suksesin e kompanive. Shumë dibranë që merren me biznes ashtu siç edhe biznesmenët nga komuna Qendër Zhupë kanë mbyllur bizneset, respektivisht kanë falimentuar

Vjollca SADIKU

Dibër, 29 nëntor – Kriza ekonomike në komunën e Dibrës drejtpërdrejtë ka ndikuar edhe në uljen e numrit të bizneseve. Të dhënat të institucioneve kompetente thonë se tre vitet e fundit është ul numri i bizneseve për mbi 35 për qind. Shumë dibran dhe banorë të komunës rurale Qendër Zhupë të cilët kanë patur bizneset e tyre, për shkak të problemeve financiare ata i kanë mbyllur dhe sot në Regjistrin qendror të njësisë në Dibër janë evidentuar vetëm 350 firma, numër i cili është shumë më i ulët se në të kaluarën.

Vitet e fundit mini-bizneset në Dibër për shkak të vështirësive dhe krizës ekonomike jo vetëm që nuk janë shtuar por numri i tyre është pakësuar. Deri para tre viteve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë numri i firmave, respektivisht subjekteve juridike ka qenë mbi 500, kurse aktualisht ky numër është zvogëluar dhe është 350. Përfaqësuesit të Regjistrit Qendror për komunat Dibër dhe Qendër Zhupë potencuan se kriza ekonomike dhe vështirësitë në biznes, janë duke ndikuar edhe më tej negativisht në suksesin e kompanive. Shumë dibranë që merren me biznes ashtu siç edhe biznesmenët nga komuna Qendër Zhupë kanë mbyllur bizneset respektivisht kanë falimentuar. Të njëjtat burime shtojnë se ka firma të cilat nuk funksionojnë dhe nuk kanë kryer detyrimet ndaj institucioneve shtetërore. Mbyllja e bizneseve drejtpërdrejt ka ndikuar edhe në humbjen të punës të punëtorëve që kanë qenë të angazhuar në këta subjekte të biznesit në të dy komunat. Mes kompanive të cilët janë mbyllur gjatë këtij viti dominojnë subjektet në sferën e tregtisë. Poashtu është edhe një numër i konsiderueshëm i zanatçinjve që kanë vepruar në këto dy komuna. Në bisedën që patëm me Luan F. pronar i mëparshëm i një subjekti tregtar u informuam se ka falimentuar gjatë muajit maj të këtij viti.

“Kisha dy shitore tregtare që i hapa para pesë viteve. Dinamika e rritjes së çmimeve meqë shitoret i kisha në periferi të qytetit uli tërësisht xhiron tregtare. Kjo ndodhi sidomos gjatë vitit të kaluar dhe muajve të par të këtij viti. Prandaj edhe pse nuk kam dashur, isha i detyruar që të mbyll biznesin”, thotë Luani dhe shton se pas mbylljes të dy shitoreve ka lënë pa punë tre shokë të tij. Në bisedën edhe me pronarë të tjerë të cilët kanë mbyllur bizneset, dominojnë qëndrimet se kriza e re ekonomike ka ndikuar negativisht në punën e tyre.

Mbetja pa punë e shumë punëtorëve për shkak të mbylljes së mini-bizneseve normalisht ka rritur numrin e të papunësuarve në agjencinë për punësim në Dibër. Pronarët të bizneseve të cilët vazhdojnë të jenë aktiv në Dibër, thonë se për të mbijetuar janë të detyruar të marrin kredi bankare. Nga ana tjetër duhet theksuar faktin se kompanitë e mëdha që veprojnë në Dibër vazhdojnë të mbajnë biznesin e tyre. Banjat e Dibrës Capa, fabrika Knauf, kompania Sllajc etj, deri tani me sukses janë duke mbijetuar krizën ekonomike dhe nuk kanë lënë pa punë asnjë punëtor. Koha.mk

Burimi:________

Story i mëparshëm

Nëna e tre fëmijëve shpenzoi gjithë pasurinë e saj për tatuazhe

Story i radhës

E keqja nganjëherë fiton

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish