Zjarr në Bit Pazar, digjen kontejnerët e Higjienës Komunale

Tre kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur afër Bit Pazarit. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shuajnë zjarrin që mos shpërndahet edhe jashtë vendit ku kanë qënë të vendosur kontejnerët. Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” në Shkup thonë se kontejnerët janë zëvendësuar menjëherë me të rinj.

Marketing

“Autorë të panjohur sonte kanë djegur tre kontejnerë për depozitimin e mbeturinave që ndodhen në bulevardin Krste Misirkov, afër Bit Pazarit. Kontejnerët e djegur kanë pasur një vëllim prej 3.2 m3 dhe janë tërësisht të shkatërruar dhe të papërdorshëm. Për të mos prishur dinamikën e deponimit, grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave komunale, NP Higjiena Komunale-Shkup menjëherë ka ndërruar kontejnerët e djegur me të reja”, thonë nga Higjiena Komunale.

Ky është rasti i tretë i këtij viti që autorë të panjohur u vënë flakën kontejnerëve të mbeturinave në të njëjtin vend, thonë nga kjo ndërmarrje, ndërsa shtojnë se të gjitha rastet janë paraqitur në organet kompetente për hetime./KlanMacedonia

  

Marketing

Story i mëparshëm

E keqja nganjëherë fiton

Story i radhës

Trajneri i Senegalit ia dedikon Manes fitoren e sotme kundër Ekuadorit

Të fundit nga