Duel vendimtar mes Albin Kurtit dhe Vuçiq – it ?

November 21, 2022
min lexim

Takimi është paraparë t´i prij një zgjidhje -je. EU dhe SHBA kërkojnë që marrëveshja të arrihet menjëherë, pa humbur kohë, kuptohet për ta evituar konfliktin, të cilin po e paralajmëron Serbia.

 Shtrohet pyetja, a është Vuçiq i interesuar për zgjidhje? Secili do të përgjigjej se, jo. Po të dëshironte zgjidhje, nuk ka se çka të diskutohej për diçka të tillë. Gjërat janë krejtësisht të qarta.

Vuçiq don ta tërheq vëmendjen, me pompozitetin e propagandës së tij: Kurti po kërkon konflikt dhe Kosova nuk është e gatshme për kompromis. Dhe kompromisi sipas Vuçiqit do të ishte, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asgjë më pak.

Albin Kurti nuk po lëvizë nga qëndrimet e veta, duke e mbrojtur shtetësinë. Ai e ka hetuar dobësinë e Serbisë dhe nuk është i interesuar për lëshime dhe kompromis.

Kurti e din që Vuçiq dhe Serbia nuk guxojnë ta ndezin konfliktin, sepse do të digjeshin vetë në zjarrin e tyre. Në këtë rast shpresa e vetme e Serbisë, Rusia dhe Putini, nuk din vetë kah t’ia mbajnë, e jo të interesohen për hallin e Serbisë.

Ata po të kishin mundësi do ta nxitnin Serbinë që të hynte në luftë, por vetëm për interesin e tyre personal. Këtë e ka kuptuar Vuçiq edhe pse nganjëherë e luan rolin e budallait dhe e hedh gurin pa menduar.

Kurti të gjitha këto si duket i ka të qarta, prandaj i ka parashtruar vetes detyrën, që Serbinë, ta sjell para aktit të kryer.

Vuçiq po reagon si i çartur dhe po mbahet sa për njërën rrënjë, sa për tjetrën. Gjermanëve nuk u besoj për asgjë tha para gazetarëve, taktika e tij e propagandës, që gjermanët të kenë pak mëshirë edhe për Serbinë.

Ne jemi vetëm (pa ndihmën e askujt) po deklaron tash Vuçiq, duke vajtuar për hallin e Rusisë. Momentalisht popujt e Ballkanit, duke i përfshirë edhe shqiptarët, po luten për këtë ditë me decenie e me shekuj, në mënyrë që Serbia të lirohet prej fantazisë së saj hegjemoniste dhe të zbret në tokë.

Po atë ditë kur Serbia të zbres në tokë, do t´i zbulonte kufijtë e saj natyral  (nëse i ka pasur ndonjëherë ) dhe Ballkani do të merrte frymë lirisht, pa u frikësuar për të ardhmen e vetë.

Hapin e parë që serbët t´i zgjoi nga ëndërrat se janë popull qiellor, duke menduar sipas propagandës së tyre, e kishte bërë krimineli Milosevic, kurse si duket po të njëjtën rrugë përfundimtare, tash do ta bëjë pasardhësi dhe ministri i tij i propagandës Vuçiq.

Dhe koha nuk pret shumë: ai duhet të vendosë, ta shpëtoi Serbinë në këta kufijë, në të cilët ndodhet sot ( që ne nuk do të na konvenonte ), ose të përpiqet që Serbia të kthehet në kufijtë natyral të saj, të lirohet nga pushtimet që i ka bërë gjatë shekujve të fundit, duke u zgjeruar në territoret shqiptare.

Vuçiq nëse mendon se duhet shikuar realitetin drejt në sy, do t´i qasej arsyes, po vështirë të pritet diçka e tillë nga serbët, sepse ata mendojnë se bota sillet rreth tyre.

Më me gjasë ata do të vazhdojnë duke qarë e vajtuar, se janë popull hyjnorë, në mënyrë që bota të ketë mëshirë ndaj tyre dhe t´i fitojnë të gjitha ato që ata mendojnë.

Pra gjasat mbeten që Serbia do të niset: ose të gjitha ose asgjë. Pra shqiptarët, Ballkani, EU dhe SHBA duhet të përgatiten për variantin më të vështirë, konfliktin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Eja se e mbyta”, 45-vjeçarja në Greqi vret të moshuarën për të cilën kujdesej

Story i radhës

Polici kumanovar mban në zyrën e tij foton e komandantit të UÇK-së, Fadil Nimani-Tigri

Të fundit nga

ShkoLartë