Drogë e panjohur deri tash në tregun Kosovës

May 27, 2022
min lexim

Captagoni është një substancë ekskluzivisht sintetike dhe prodhohet lehtë në laboratore sekrete. Zakonisht prodhohet në formë të hapave me ngjyrë të bardhë dhe të verdhë. Captagoni është një substancë narkotike stimulative dhe përdoret si një alternativë ndaj Amfetaminës dhe Methemfetaminës (substanca të forta stimulative). Kimikati i Captagonit është Fenethyllini. Captagoni është emër komercial dhe me këtë emër shitet në tregun ilegal kurse emri gjenetik është Fenethellini që është një përzirje e amfetaminës dhe teofiliës. Kryesisht prodhohet në formë të hapave (pilulave)

Captagoni për herë të parë është sintetizuar në vitin 1961 në Gjermani dhe është përdorur si ilaç legal për shërimin e hiperaktivitetit të deficitit të vemendjes gjegjësisht të çrregullimit të sjelljes (mosfunksionimi minimal i trurit). Përdorimi i këtij ilaçi ka stimuluar sistemin nervor duke rritur vigjilencën dhe përqëndrimin. Është përdorur edhe për shërimin e depresioni dhe narkolepsisë (një çrregullim neurologjik afatgjatë që përfshin një aftësi të zvogëluar për të rregulluar ciklet e zgjimit të gjumit). Në vitin 1980 për shkak të efekteve të shumëta anësore negative Captagoni u hoq nga lista e ilaçeve.

Captagoni vazhdoi të prodhohet ilegalisht, së pari në Turqi dhe Bullgari. Pasi tregu Evropian nuk ishte shumë i interesuar për këtë drogë, bandat turke dhe bullgare ndihmuan futjen e kësaj droge në Lindjen e afërme dhe në Gadishullin Arabik. Më vonë qendrat e prodhimit të Captagonit u transferuan kryesisht në Liban dhe Siri. Qendra kryesore e prodhimit gjendet në Luginën Bekaa në Liban. Sot tregu kryesor( ilegal) i shitjes i kësaj droge është Arabia Saudite dhe shtet tjera të Gadishullit Arabik(Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Kuvajti, Bahreini), Turqia, Jordani si dhe shtetet tjera të Lindjes së Afërme.

Këtë drogë me të madhe përdorin ushtarët e regjimit të Beshar el-Asadit, e kanë përdorë edhe luftëtarët e ISISIT, pasi qe te ushtarët krijon një ndjenjë të rreme guximi dhe euforie.

Është drogë shumë adiktive.

Pasojat e keqpërdorimit të kësaj droge janë të shumta: më të zakonshme janë, konfuzioni, halucinacionet, të vjellat, krizat, letargjia, pagjumësia, rrahjet e shpeshta e zemrës,

simptomat gastrointestinale, dhimbjet e muskujve dhe kyçeve, ndryshimet e humori(disponimit), ndjenjat e zemërimit, nervozizmit etj.

Captagoni është është një problem serioz në Lindjen e Mesme,

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pochettino: Do të vazhdoj të qëndroj te PSG

Story i radhës

Tërmet në rajonin e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë