Drama e Gabigolit tek Interi

Në moshën 26-vjeçare, karriera e Gabriel Barbosa, i njohur më mirë si Gabigol, ka rifilluar përfundimisht nga Brazili. Me fanellën e Flamengos, ish-sulmuesi i Interit është rikthyer në të qenit bomber i pamëshirshëm, si dikur që kishte ngjallur interesin e shumë emrave të mëdhenj evropianë, pesë vjet më parë, përpara se zikaltrit ta siguronin atë.

Megjithatë, fushata evropiane e Gabigol ishte më shumë se zhgënjyese, nëse jo falimentim.

Nga pikëpamja teknike, por jo vetëm, të paktën sipas asaj që është deklaruar nga motra e lojtarit, Dhiovanna Barbosa, në një intervistë dhënë Mauricio Meierelles gjatë transmetimit të “Foi Mau” në “Rede TV”.

Influencuesja e njohur ka treguar se vëllai i saj, në kohën e Interit vuante nga një formë depresioni dhe probleme të tjera shëndetësore. “Gabi kthehej në shtëpi nga stërvitja dhe shkonte direkt në dhomën e vet. Kur ishte në Itali kishte edhe anemi”, – janë fjalët e Dhiô.

Me fanellën e zikaltërve, Gabigol luajti vetëm 10 ndeshje mes Serie A dhe “Europa League” në sezonin 2016-2017, duke shënuar vetëm një gol dhe duke mos u integruar në futbollin italian.

Ndërhyrja e mëpasshme e huazimit te Benfica ishte edhe më zhgënjyese, më pas rilindja pas kthimit në Brazil, ku mes Santos dhe Flamengo fitoi tituj shtetërorë dhe kombëtarë, madje shkoi aq larg sa ngriti Kupën Libertadores. E paharrueshme dopieta e tij vendimtare në finalen 2019 kundër River Plate, që i dha atij “Topin e Artë” të Amerikës së Jugut në të njëjtin vit.

“Mbaj mend që unë dhe prindërit e mi bënim gjithçka për ta ndihmuar, por në atë kohë mezi flisnim me të, – shtoi Dhiovanna. – Vëllai im jep jetën në fushë dhe vuan shumë kur gjërat nuk shkojnë si duhet”. Ëndrra është përfshirja në kombëtaren braziliane për “Botërorin 2022”: “Të gjithë shpresojmë, ai e meriton”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FNSH në terren për turizmin/ Priten më shumë turistë se në 2019, policia në gatishmëri

Story i radhës

Takimi i NATO-s në Madrid

Të fundit nga