djali i cillian murphy terheq vemendje me ngjashmerine e jashtezakonshme me te atin 6aa78ca48a092

Djali i Cillian Murphy tërheq vëmendje me ngjashmërinë e jashtëzakonshme me të atin

September 14, 2026
1 minut lexim

Aran Murphy, djali 19-vjeçar i aktorit të njohur Cillian Murphy, është bërë viral në rrjetet sociale pas një interviste në tapetin e kuq, ku fansat mbetën të mahnitur nga ngjashmëria e tij me të atin.

Aran ishte i pranishëm në premierën e serialit të ri të HBO-së, “Youth”, ku foli për karrierën e tij si aktor.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ngjashmëria e madhe me Cillian Murphy, jo vetëm në pamje, por edhe në mimikë, mënyrën e të folurit, gjestikulacion dhe gjuhën e trupit.

Videoja e intervistës u përhap në X, TikTok, Instagram dhe Reddit, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan Aranin si një version më të ri të aktorit të “Oppenheimer”.

Komentet varionin nga “Ngjashmëria është e pabesueshme” deri te batutat se “nuk nevojitet test ADN-je”.

Ndërkohë, Aran po ndërton gradualisht karrierën e tij në aktrim.

Përveç “Youth”, ku luan djalin e personazhit kryesor, ai është pjesë edhe e dramës ligjore të HBO-së, “War”, ku interpretojnë Dominic West dhe Sienna Miller.Pavarësisht krahasimeve të vazhdueshme me babanë e tij, Aran po përpiqet të krijojë identitetin e vet në industrinë e filmit. /

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

droni rus godet trenin e pasagjereve drejt varshave 6aa78bb0584f2
Lajmi i mëparshëm

Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavë

Të fundit nga

ShkoLartë