dita e 19 te e protestes studente dhe pedagoge mblidhen para ministrise se arsimit 6ae5f6e0495aa

​Dita e 19-të e protestës, studentë dhe pedagogë mblidhen para Ministrisë së Arsimit

October 31, 2026
1 minut lexim

Studentë e pedagogë, por edhe qytetarë u mblodhën mesditën e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit, në vijim të tubimeve të javëve të fundit ku kërkohet ndryshimi i klasës politike, dorëheqja e qeverisë dhe masa për kushtet e strehimit dhe arsimimit.

Protestuesit janë grumbulluar në zonën përpara Ministrisë së Arsimit në manifestim të qetë, ndërsa protestat e pak ditëve më parë u përshkallëzuan në akte dhune ndaj institucioneve dhe përplasje me policinë.

Protestuesit janë grumbulluar në qendër të Rrugës së Durrësit, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë aks është devijuar për shkak të zhvillimit të protestës.

Përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ndodhen efektivë policie, të cilët kanë formuar një kordon.

Në mbështetje të studentëve janë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Në kuadër të këtyre masave, pranë Kryesisë së Kuvendit është pozicionuar edhe autoboti i ujit, ndërsa forcat e rendit janë angazhuar për monitorimin e situatës dhe ruajtjen e rendit publik.

Mbështetësit e PD-së dhe deputetë po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, për t’iu bashkuar studentëve. Por nga ana e studentëve ka pasur reagime për mospjesëmarrjen e deputetëve të PD-së në protestën e tyre.

“Kjo protestë është e popullit, ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij simbolizon një parti. Nuk duam persona që janë simbol i partive politike që na kanë rrënuar ndër vite”, tha një prej të rinjve pjesëmarrës në protestë.

Studentë, pedagogë dhe qytetarë po protestojnë prej 19 ditësh në Tiranë kundër klasës aktuale politike, kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë si dhe kushte më të mira arsimimi dhe jetese.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

geci zbulon prapaskenat politike pse po kerkohet largimi i dy ministrave 6ae5f680e7d12
Lajmi i mëparshëm

Geci zbulon prapaskenat politike: Pse po kërkohet largimi i dy ministrave?

vdes ne moshen 85 vjecare gjyshja toskane qe fitoi zemrat e mbi 4 milione ndjekesve 6ae5f72437f42
Lajmi i radhës

​Vdes në moshën 85-vjeçare gjyshja toskane që fitoi zemrat e mbi 4 milionë ndjekësve

Të fundit nga

ShkoLartë