diber parandalohet pershkallezimi i nje konflikti ne familje nje person ne pranga nje ne arrati 6a8052afb9cd7

Dibër: Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, një person në pranga, një në arrati

August 15, 2026
1 minut lexim

Një konflikt brenda një familjeje në Dibër rrezikoi të përshkallëzohej, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përkeqësimin e situatës. Ngjarja ndodhi në fshatin Majtarë, ku një 34-vjeçar dyshohet se dhunoi kunatën e tij, ndërsa djali 19-vjeçar i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin D. E., ndërsa 19-vjeçari F. E. është shpallur në kërkim. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër shkuan në vendngjarje dhe ndërhynë për të sqaruar rrethanat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, shkruan rtsh.al.

Policia vijon punën për kapjen e 19-vjeçarit, ndërsa po kryhen kontrolle për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit.

Në lidhje me ngjarjen, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 40-vjeçaren F. E. dhe 25-vjeçaren A. E., pasi dyshohet se kanë dhunuar njëra-tjetrën.

Gjithashtu, në gjendje të lirë po procedohet shtetasi E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deshtimi per ta shkarkuar abdixhikun a ka hatermbetje ne ldk 6a805237ebec8
Lajmi i mëparshëm

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

kaleziq podgorica po perpiqet te distancohet nga regjimi ne beograd 6a8053252b5b2
Lajmi i radhës

Kaleziq: Podgorica po përpiqet të distancohet nga regjimi në Beograd

Të fundit nga

Thaçi homazhe tek varri i Arber Xhaferit

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot bëri homazhe te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me këtë rast, ai vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën
ShkoLartë