deshtimi per ta shkarkuar abdixhikun a ka hatermbetje ne ldk 6a805237ebec8

​Dështimi për ta shkarkuar Abdixhikun, a ka hatërmbetje në LDK?

August 15, 2026
1 minut lexim

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se dështimi për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga drejtimi i partisë nuk ka prodhuar hatërmbetje, pasi procesi, sipas tij, ishte pjesë e demokracisë së brendshme të LDK-së.

Gashi theksoi se një pjesë e strukturave të partisë kërkoi ndryshim të drejtimit politik, pasi vlerësuan se Abdixhiku nuk ishte më personi i duhur për ta udhëhequr LDK-në në këtë fazë.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se rezultati i votimit duhet të pranohet dhe se nuk ka arsye që kjo të krijojë përplasje personale brenda partisë.

“Po, është normale, kjo është demokracia. Nuk jemi hala shumicë. Kur të bëhemi shumicë, e ndërrojmë edhe kryetarin ndoshta. Nëse bëhet shumica dërrmuese e anëtarëve të LDK-së, e delegatëve të LDK-së, që mendojnë sikur ne, se jemi në një momentum ku duhet me pasë dinamikë tjetër partia dhe me bë lëvizje, ne s’jemi për me eliminu kryetarin, as këtë, as atë parti, as tjetrin parti… Për çka hatërmbetje? Na kalon edhe neve edhe atij. Për çka hatërmbetje? Është një proces demokratik që është zhvillu. 152 delegatë të Kuvendit nga 355, ose nga 327 sa janë kon prezent, kanë menduar që kryetari i partisë, në fazën që është, nuk është më, i inspirueshëm mjaftueshëm për me i fitua zgjedhjet në LDK dhe nuk mundet me qenë personi kontaktues dhe dialogues për me e nxjerrë maksimumin në një proces të konstituimit të institucioneve, në një proces bisedimesh”, tha Gashi në emisionin “Intervista e Javës” .

Ndryshe, në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së të mbajtur më 30 korrik, Lumir Abdixhiku ka marrë shumicën e votave për të qëndruar si kryetar i kësaj partie. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thaci homazhe tek varri i arber xhaferit 6a803bb3c141d
Lajmi i mëparshëm

Thaçi homazhe tek varri i Arber Xhaferit

diber parandalohet pershkallezimi i nje konflikti ne familje nje person ne pranga nje ne arrati 6a8052afb9cd7
Lajmi i radhës

Dibër: Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, një person në pranga, një në arrati

Të fundit nga

Thaçi homazhe tek varri i Arber Xhaferit

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi sot bëri homazhe te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me këtë rast, ai vendosi kurorë me lule dhe nderoi figurën
ShkoLartë