Stadiumi dhe infrastruktura e klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, KF Vëllazërimi, kanë pësuar dëme serioze pas reshjeve të shumta gjatë natës së kaluar.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit: “Vërshimet e natës kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke prekur rëndë fushën sportive, zyrat dhe pajisjet stërvitore të klubit.
Apelojmë tek institucionet kompetente për ndërhyrje urgjente dhe ndihmë të menjëhershme për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga këto përmbytje.”
Klubi kërkon mbështetje për rikuperimin e dëmeve dhe për t’i mundësuar vazhdimin normal të stërvitjeve dhe aktiviteteve sportive.
KF Vëllazërimi bën thirrje për solidaritet dhe ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe komuniteti për të adresuar pasojat e reshjeve”.
Burimi: botasot.info


