Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut foli për deklaratat e fundit të Ministres Snezhana Paunoviq dhe referencat e përsëritura ndaj tyre.
Kryeministri Macut bëri thirrje që kjo temë të mbyllet dhe që qytetarët të presin rezultate nga Qeveria, jo polemika.
Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, theksoi se Qeveria e Republikës së Serbisë ndjek një politikë shtetërore të përgjegjshme dhe serioze, përcjell Blic.
“Pikëpamjet personale, qofshin ato pjesërisht të formuluara në mënyrë të ngathët apo të nxjerra jashtë kontekstit, dhe pavarësisht se kush i ka shprehur ato, nuk mund dhe nuk duhet të paraqiten si politikë zyrtare e Qeverisë. Politika jonë bazohet në ruajtjen e paqes, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, dialogun dhe respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve. Çdo përpjekje për të paraqitur një deklaratë individuale si shprehje të politikës shtetërore të Republikës së Serbisë është plotësisht e pabazuar – tha Macut për Juronujz.
Ai theksoi se është e nevojshme të qetësohet e gjithë situata dhe t’i qasemi gjithçkaje me maturi dhe me gjykim të shëndoshë.
“I thashë qartë ministres Snezhana Paunoviq se deklaratat në këtë kuptim nuk janë të pranueshme . Ajo kërkoi falje për fjalët e saj , edhe pse vetë është një person në ekzil nga Kosova, dhe mendoj se duhet ta mbyllim këtë çështje. Qytetarët presin rezultate nga Qeveria, jo polemika. Kjo është arsyeja pse ne do të mbetemi të përqendruar në punën që po bëjmë në interes të Serbisë – shpjegoi Macut dhe shtoi:Në këtë kuptim, mendoj se nuk është mirë që një deklaratë, e cila u pasua nga një kërkimfalje, të përdoret si arsye për vlerësime politike të Republikës së Serbisë ose për të komentuar përbërjen dhe punën e Qeverisë së saj. Serbia është e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe dialogut të hapur me partnerët e saj, por pret po aq shumë që të respektohen parimet e respektit të ndërsjellë, barazisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve. Unë besoj se marrëdhëniet e partneritetit ndërtohen mbi zbatimin konsistent të të njëjtave standarde për të gjithë, përfshirë Serbinë – përfundoi Kryeministri.
Profesori Daniel Serwer nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, ka dhënë komentet e tij rreth deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.
“E dini, nëse Vuçiqi do të kishte qoftë edhe një qelizë të vetme në trupin e tij që nuk pajtohet me këtë, ai do ta largonte menjëherë atë. Është një deklaratë aq e dënueshme, saqë është vështirë të përshkruhet. Nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë’’, tha Serwer për Televizionin N1 të Beogradit.
Ndwrsa, eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e ministres serbe si të papranueshme. Ndër të tjera ai shtoi se duhet kërkuar nxjerrja e Serbisë nga negociatat për integrimin evropian.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dorëzoi ditw mw parw kallëzim penal ndaj ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq.
Në profilin e saj zyrtar, Gërvalla bëri të ditur se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente.
Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Paunoviq duke e krahasuar atë me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, dhe duke thënë se çdo tentativë për spastrim etnik në Kosovë do të kishte të njëjtin përfundim.
“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë. Përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike dihet. Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, shkruan Hoti.
Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.
Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.
Burimi: botasot.info


