Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt, duke shënuar sulmin e dytë ndaj të njëjtit sektor brenda dy ditësh.
Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme e Kuvajtit bëri të ditur se sulmi shkaktoi dëme në disa ambiente të impiantit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve.
“Sipas autoriteteve kuvajtiane, sulmi i kryer ndaj objektit energjetik shkaktoi zjarr, ndërsa forcat e emergjencës vijojnë punën për shuarjen e tij”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në platformën X.
Burimi: opinion.al


