tarifa shendetesore per te huajt do te paguajne edhe emigrantet qe nuk jane te pajisur me dokumente shqiptare 6a5cf27252af9

Tarifa shëndetësore për të huajt, do të paguajnë edhe emigrantët që nuk janë të pajisur me dokumente shqiptare

July 19, 2026
1 minut lexim

Për herë të parë, pushuesit e huaj do të marrin shërbim shëndetësor me pagesë kur kërkojnë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore verore, që shtrihen tanimë në gjithë vijën bregdetare apo edhe në pikat turistike malore dhe qytetet historike.

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar tanimë listën e çmimeve për çdo shërbim, qoftë analizë gjaku apo injeksion.

Kundrejt pagesës marrin shërbim shëndetësor edhe emigrantët shqiptarë, të cilët paraqiten pranë qendrës shëndetësore me pasaportë të huaj.

Pra, paguan çdo kush që nuk është rezident në Shqipëri dhe nuk ka një pasaportë shqiptare.

Ndërsa për pushuesit nga Belgjika, Luksemburgu, Kroacia, Turqia, Gjermania, shtetet e tjera me të cilat Shqipëria ka marrëveshje për sigurimet shoqërore, ata paguajnë tarifën në Shqipëri e më pas u rimbursohet në vendin e tyre.

Kjo praktikë sapo ka nisur të aplikohet në vendin tonë dhe të ardhurat që sigurohen prej saj do të investohen në qendrat shëndetësore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklaratat skandaloze te paunoviqit kryeministri serb apelon qe kjo teme te mbyllet 6a5cf1fc44fec
Lajmi i mëparshëm

​Deklaratat skandaloze të Paunoviqit, kryeministri serb apelon që kjo temë të mbyllet

zjarret pyjore perfshijne ishullin italian 6a5cf312bf8b1
Lajmi i radhës

Zjarret pyjore përfshijnë ishullin italian

Të fundit nga

ShkoLartë