Donika Gërvalla është ministre e Jashtme e Kosovës dhe në darkën formale të shtruar nga Josep Borell e përfaqësonte shtetin e Kosovës.
Josep Borell dhe Miroslav Lajçak edhe në dialogun Kosovë-Serbi hapur kanë qenë në anën e Serbisë kriminale dhe në dëm të Kosovës, viktimë.
Kryeministri Albin Kurti është i vetmi negociator nga Kosova pas Pavarësisë, i cili që në takimin e parë Kosovë- Serbi të në Bruksel këtyre dy zyrtarëve evropianë ua futi dy këmbët në një opingë, duke e pozicionuar Kosovën palë të barabartë të këtij dialogu.
Donika Gërvalla e meritonte respektin dhe konsideratën që duhej ta kishte, sidomos nga Josep Borell dhe Edi Rama. E meritonte ta ketë respektin në mos mbi bazën e sjelljes së kulturuar e njerëzore, atëherë të paktën duhej ta kishte respektin dhe konsideratën mbi bazën e detyrës zyrtare të këtyre dy personave.
Në fotografinë që e postoi Edi Rama, Kryeministri tradhtar i Shqipërisë, para fillimit të kësaj darke, shihet Edi Rama në mes të dy kriminelëve Aleksandër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut, ndërsa në fund fare Donika Gërvalla- ministre e Jashtme e Kosovës, duket e vetmja femër e këtij paneli të liderëve të Ballkanit Perëndimor, gjë që tregon pasqyrën e shëmtuar të kësaj darke të organizuar nga Josep Borell.
Kjo fotografi është bërë më 11 maj 2022 para fillimit të darkës formale që Joseph Borell e shtroi për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Lënia e Donika Gërvalla- ministres së Jashtme të Kosovës në skaj të këtyre liderëve pjesëmarrës në këtë darkë formale, tregon fillimisht primitivizmin e Edi Ramës-Kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk u denjua fare t’i kushtojë respekt Donika Gërvallës- ministres së Jashtme të Kosovës, duke preferuar që të jetë më afër siç i quan “vëllezërit” kriminelët Aleksandër Vuçiqin- Presidentit të Serbisë dhe Milorad Dodikut- anëtarit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ky gjest i turpshëm i Joseph Borrellit si nikoqir i kësaj darke dhe i Edi Ramës-Kryeministrit të Shqipërisë, duke mos treguar respektin dhe xhentilesën elementare ndaj një ministre femër, shpërfaq fobinë, egoizmin e tyre të skajshëm moral e njerëzor, që dëshmon se këta të dy janë shumë larg lirisë, demokracisë dhe respektit ndërnjerëzor.
Donika Gërvalla, shikuar nga të gjitha aspektet paraqet një uragan diplomatik të Kosovës, për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, karshi gjenocidit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.
Donika Gërvalla është bija e Jusuf Gërvallës, e atdhetarit dhe veprimtarit të paepur të Kosovës dhe mbarë shqiptar, i cili së bashku me vëllain Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën u vranë pabesisht nga UDB-ja e ish-Jugosllavisë.
Donika Gërvalla, më 12 maj 2022, e dorëzoi edhe kërkesën legjitime për aplikimin e Kosovës për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës, gjë që i shqetësoi tejmase shpirtrat e kalbur të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.
Parlamenti i Shqipërisë, përkatësisht deputetët e PS-së, me urdhër të Edi Ramës, më datë 12 maj 2022, nuk e votuan Rezolutën e paraqitur nga Tritan Shehu- deputet i PD-së, me të cilën dënohej gjenocidi i Serbisë kriminale ndaj popullatës myslimane në Srebrenicë ku u vranë 8000 civilë të pafajshëm.
Sabina Çudiq, deputete aktuale në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës këtë mosvotim të Rezolutës për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë, nëpërmjet deklaratës së saj, e quajti turp të madh për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.
Të rikujtojmë se Sabina Çudiq, në cilësinë e ish-ambasadores së Bosnjë dhe Hercegovinës në SHBA, me fakte e akuzoi Vlora Çitakun ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, për tradhtinë që Vlora Çtaku ia bëri Kosovës duke qenë pjesëmarrëse me Hashim Thaçin, Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, Matheë Palmerin dhe Richard Grenellin, në hartimin e planit për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.
Ky plan ogurzi për fat të mirë nuk u realizua falë rezistencës këmbëngulëse të Angela Merkelit-ish Kancelares së Gjermanisë.
Prof. Dr. Enver Bytyqi lidhur me këtë tradhti të Vlora Çitakut botoi në “Bota Sot” më datë 20 tetor 2021, opinionin me titull, Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të ‘rrëfehet’, rrëfim të cilin Vlora Çitaku deri sot ende nuk e ka bërë.
Edi Rama- Kryeministri i Shqipërisë, me sjelljet e tij autokrate e tradhtare antikosovare dhe antishqiptare, gjithnjë në favor të Serbisë kriminale, dëshmon se fundi i tij do të jetë, zi e më zi.