Inflacioni në Danimarkë u përshpejtua me nje ritëm të shpejtë që nga maji i 1983, sipas të dhënave statistikore.
Çmimet e konsumit u rritën me 7,4% në terma vjetore në maj, pas një rritjeje prej 6,7% në muajin prill.
Inflacioni i fundit ishte më i larti që nga maji 1983, kur çmimet u rritën me 7,6%. Pa përfshirë energjinë dhe ushqimet e freskëta, inflacioni bazë u rrit në 4,4% në maj nga 3,6% që ishte një muaj më parë.
Kostot e transportit u rritën me 13% në terma vjetore, në maj dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 10,1%. Ndërkohë, çmimet e banesave, energjisë elektrike dhe ngrohjes u rritën me 9,1%.
Çmimet për mobilimin, shërbimet shtëpiake dhe restorantet dhe hotelet u rritën përkatësisht me 7,4% dhe 7,1%. Çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 7% ndërsa çmimet e kohës së lirë dhe kulturës me 3,2%.
“Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,9% në maj”, sipas të dhënave.