Cilët politikanë kanë vila pa leje në Brezovicë?

min lexim

Vazhdimi i operacionit që kishte nisur me 21 dhjetor, i emëruar “Brezovica”, vuri në pranga edhe shtatë persona të tjerë, të cilët iu bashkangjitën 10 të tjerëve, për t’i çuar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve të Sharrit, përfshi ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.

S’do mend se në mesin e tyre ka edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, çka nënkupton se i tërë operacioni ka të bëjë me ndërtimet atje, me lejet e dhëna në kundërshtim me planin urbanistik.

Lejet, edhe janë dhënë me mito, kështu që operacioni është zgjeruar deri në sekuestrim. Këtë të martë sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit. Sipas kësaj të fundit objektet janë në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve, asgjë për tu befasuar. Ka kohë që përflitet se në Brezovcë, vila kanë njerëz të kalibrit të Hashimit, Ramushit, e të tjerëve, kryesisht të ish-komandantëve. Vilat e ndërtuara në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor për këtë park, s’mund të ishin të qytetarëve të zakonshëm, ndonëse ata që lëshuan lejet ishin ose të korruptuar ose jarana me bosët e vilave.

Dhënia dhe marrja e ryshfetit ka degraduar mjedisin. Është mirë që ka nisur të lëkundën themelet e oligarkëve, politikanëve dhe të gjithë atyre në këtë mes. Pyetje esenciale, pas përjetimit të ndjenjës pozitive, krejt retorike është: a ka guxim prokurori i rastit të rrënojë këto vila, të cilat edhe vet prokuroria i potencon “të politikanëve..”, apo krejt aksioni gati 1 vjeçar do të përfundojë me frazën “ushtojë mali e doli miu”.

Gjithashtu, prokuroria duhet të tregojë të kujt janë vilat, të cilëve politikanë apo edhe qytetarë. Transparenca të jetë maksimale, i bindur se shumë emra të ish komandantëve të transformuar më vonë në politikanë do të jenë pjesë e saj. Gjithashtu, prokuroria të hetojë jo vetëm ligjshmërinë e objektit në sferën e lejës, por edhe për origjinën e parave. Vetëm hetimi në të gjitha sferat, pa u ndikuar nga emrat e përveçëm mund të sjellë drejtësi, ndryshe e gjithë puna do të shkojë huq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermani: Ministrja federale u premton komunave më shumë hapësirë për refugjatët

Story i radhës

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës e veshur e tëra në rozë

Të fundit nga