charlie puth anulon koncertin ne florida per shkak te problemeve shendetesore 6a26addc66e16

Charlie Puth anulon koncertin në Florida për shkak të problemeve shëndetësore

June 8, 2026
1 minut lexim

Muzikanti amerikan Charlie Puth anuloi koncertin e planifikuar të zhvillohej të shtunën në Orlando të Floridës për shkak të problemeve shëndetësore.

Lidhur me këtë, 34-vjeçari Puth shkroi në Instagram se kishte qenë i sëmurë për disa ditë dhe kishte nevojë të pushonte.

“Jam shumë i shkatërruar që duhet ta bëj këtë, por duhet ta anuloj shfaqjen e sotme. Kam qenë i sëmurë ditët e fundit dhe tani më është thënë të pushoj ose rrezikoj të anuloj më shumë shfaqje në këtë turne”, shkroi ai në fillim.

Edhe pse nuk njoftoi një diagnozë specifike, Charlie Puth u tha fansave se nuk mund të performonte pa zërin e tij.

“Të performoj për të gjithë ju çdo natë do të thotë gjithçka për mua dhe ju të gjithë meritoni më të mirën. Jam zemërthyer, por fizikisht nuk mund të performoj. Pa zërin tim nuk mund t’ju jap shfaqjen që të gjithë meritoni. Më vjen shumë keq, ky nuk ishte një vendim i lehtë, por shpresoj t’ju shoh të gjithëve së shpejti kur të shërohem”, shtoi ai.

Puth është aktualisht në turneun e tij botëror “Whatever’s Clever!”, i cili ka të njëjtin emër si albumi i tij i katërt në studio. Turneu filloi më 22 prill në San Diego dhe përfundon më 30 korrik në Varshavë, Poloni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

te akuzuar per vjedhje organi mbikeqyres anti korrupsion i hungarise te ndiqet penalisht rrethi i ngushte i orban 6a26ad117ac64
Lajmi i mëparshëm

Të akuzuar për vjedhje, organi mbikëqyrës anti-korrupsion i Hungarisë: Të ndiqet penalisht rrethi i ngushtë i Orban

rritet cmimi i naftes 6a26b1cf3871c
Lajmi i radhës

Rritet çmimi i naftës

Të fundit nga

Rritet çmimi i naftës

Nga mesnata e sotme hyjnë në fuqi çmime të reja të karburanteve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të ulet për dy denarë, ndërsa dizeli të rritet për 1,5 denarë. Sipas
ShkoLartë