Çfarë po e vendos Intel në vështirësi financiare

Intel raportoi rezultatet financiare të tre mujorit të parë të 2023 ditën e Enjte duke treguar një reduktim të frikshëm prej 133 përqind të fitimeve për aksion.

Të ardhurat e kompanisë ranë ndjeshëm gjithashtu me 36 përqind në 11.7 miliardë dollarë. Ende kjo humbje për aksion dhe rënia e shitjeve ishin më mirë sesa Wall Street kishte parashikuar.

Humbet e Intel ishin 4 cent për aksion nga 15 cent për aksion që ishte parashikuar. Të ardhurat ishin 11.7 miliardë dollarë nga 11.04 miliardë dollarë të parashikuar.

Për tre mujorin e dytë Intel prej humbje prej 4 cent për aksion dhe 12 miliardë dollarë të ardhura. Ende të ardhura ishin shumë larg atyre të një viti më parë prej 18.4 miliardë dollarë.

Biznesi i çipeve që dikur “printonte” para për Intel po vuan. Shitjet e kompjuterëve ranë me 30 përqind sipas një llogaritje të IDC.

Biznesi Client Computing, që përfshin çipet të cilët gjenden tek shumica e desktopëve dhe laptopëve Windows, raportoi 8.5 miliardë dollarë të ardhura ose 38 përqind më pak sesa një vit më parë.

Divizioni i çipeve për serverët gjithashtu vuajti duke humbur akoma më tepër me 39 përqind tkurrje në 3.7 miliardë dollarë të ardhura.

Si shumë kompani të tjera teknologjike, edhe Intel shkurtoi stafin ndërsa kompania tha se lëvizja do ti kursejë 3 miliardë dollarë në 2023 dhe 10 miliardë dollarë në vit deri më 2025. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Japonia mendon se interesat e saj janë të kërcënuara nga shkeljet e ujërave territoriale nga Kina

Story i radhës

Kapet me kokainë, ora të shtrenjta dhe 5000 euro, 3 vite burg për shqiptarin në Belgjikë

Të fundit nga