Artan Hoxha merr kërcënime nga burgu: Në Bashkinë Tiranë nuk firmos më askush, çunat e Dubait kanë hyrë lojë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije se ka marrë kërcënime nga burgu pasi u përmend pjesa e progameve të kriptuara ku drejtorët e Veliajt bisedonin me njëri-tjetrit.

Gazetari tha se në këtë pjesë hynë në lojë çunat e Dubait pas grupet kriminale janë ata që ndërtojnë sot në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, gazetari Artan Hoxha është shprehur se Veliaj do të shkojë sërish në SPAK. Aio theksoi se armiqtë e vërtetë të Veliajt janë qytetarët e vjedhur.

“Ata nuk kanë të bëjnë me intimidim ata të qartësojnë. Vetëm fakti që Veliaj është mbajtur 7 orë në SPAK për inceneratorët, këtu është Klodian Braho prokuror, jemi te inceneratori, është pyetur 7 orë për inceneratorin. 7 orë ka qenë vetëm për inceneratorin. Si është e mundur që inceneratori i Elbasanit është ndërtuar, dhe sot janë dënuar njerëzit në burg, inceneratori i Fierit është dhe njerëzit janë në burg, te shkresa që nxorrëm janë në burg të gjithë përveç kryetarit të Bashkisë Tiranë. A do të ketë standart në këtë histori, pranda vjen gjithë ky reagim.

Ju kutjohet kur ishte në një tv na sulmoi, ne po i përmendnim abuzimet që kishte bërë. Ta vëmë përballë zullumit që kanë bërë. Armiku i vërtetë i Veliajt janë qytetarët që janë vjedhur prej tij, drejtorët kanë qenë zbatues të urdhrave. Nuk do bënin dot asgjë pa miratim. Kur kemi përmendur pjesën e programit të kriptuar atëherë kanë hyrë në lojë çunat e Dubait, të Ekuadorit. Pse hyjnë në lojë ata.  Kush ndërton në Tiranë. Ata janë të interesuar që kjo të mos ndodhë. Kam takuar dy nga ata që po bënin procedurat për ndërtim , tha na fikët se nuk firmos kush më asgjë.  Ai do shkojë prap në SPAK”, tha Hoxha.

Story i mëparshëm

Fadil dhe Majlinda Imeri, të parët në Kampionatin Shtetëror të Karatesë

Story i radhës

Çfarë ndodhi? Meritoni i sëmurë?

Të fundit nga