Kapet me kokainë, ora të shtrenjta dhe 5000 euro, 3 vite burg për shqiptarin në Belgjikë

Një 32-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vite burg në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për trafik kokaine në shkallë të gjerë.

Autori është 32-vjeçari shqiptar me iniciale B.B., banim në Bruges.

Mediat belge shkruajnë se arrestimi është krye më 22 dhjetor të vitit 2021, ku policia gjet në shtëpinë e tij 21 doza kokaine, 5000 euro cash dhe orë dore të shtrenjta me vlerë 71 mijë euro. Mësohet se shqiptari ka tregtuar lëndë narkotike për dy vite dhe se u ka shitur drogë të paktën 90 personave, madje një prej tyre ka qenë shtetas serb.

Përpos dënimit me tre vite burg, prokurori publik kërkon të konfiskojë shumën e orave,  dhe automjetin e tij tip Mercedes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë po e vendos Intel në vështirësi financiare

Story i radhës

Ndikimi serbo-rus në Mal të Zi, në Komunën e Zetës iniciohet deklarata për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Të fundit nga