Japonia mendon se interesat e saj janë të kërcënuara nga shkeljet e ujërave territoriale nga Kina

Japonia ka vlerësuar se interesat e saj janë më të kërcënuara se kurrë për shkak të shkeljeve të ujërave territoriale të saj nga anijet e rojës bregdetare të Kinës, transmeton Anadolu.

Kabineti i kryeministrit japonez, Kishida Fumio, ndau me opinionin publik versionin e fundit të ‘Udhëzuesit Bazë të Politikave Oqeanore’, e cila u krijua për herë të parë në vitin 2008 dhe e cila rinovohet çdo 5 vjet.

Në udhëzimin e ri theksohet se vendi ndihet nën kërcënim më shumë se kurrë deri më sot për shkak të shkeljeve të ujërave territoriale japoneze nga anijet e rojës bregdetare të Kinës.

“Rritja e Kinës ka ndryshuar me shpejtësi balancat në Indo-Paqësor”, thuhet në udhëzim dhe theksohet se marrëdhëniet Kinë-Japoni janë tensionuar për arsye të ishujve të diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Më tej, thuhet se në ujërat territoriale paraqitet një qasje e kujdesshme ndaj stërvitjeve ushtarake të Kinës dhe Rusisë, si dhe përmenden edhe testimet raketore kërcënuese të Koresë së Veriut.

Sipas udhëzuesit, në periudhën e re politikat oqeanore do të rishikohen thellësisht dhe Japonia do të rrisë bashkëpunimin mes Forcave të Vetëmbrojtjes dhe Forcave të Rojës Bregdetare.

Shkëmbimi i informacionit mes industrisë, akademisë dhe institucioneve publike do të kryhet nga një qendër e vetme. Ishujt e largët të Japonisë do të garantohen duke u cilësuar si “zonë e gjerë ekskluzive ekonomike”.

Në anën tjetër, Japonia do të rrisë punimet e saj për kërkim-zhvillimin e mjeteve nënujore autonome dhe të atyre monitoruese dhe zbuluese të telekomanduara me qëllimin për të rritur sigurinë e saj detare.





Story i mëparshëm

Leclerc niset i pari në Azerbajxhan

Story i radhës

Çfarë po e vendos Intel në vështirësi financiare

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez