Tirana dhe AMFE bashkoi mjekët shqiptarë nga Ballkani dhe Evropa në kongresin e XIII-të

Kongresi iXIII europian i organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka mbledhur në Tiranë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë në fusha të ndryshme, njofton nga Tirana gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch Mjekë shqiptarë të cilët prej vitesh e ushtrojnë profesionin e tyre në vende të ndryshme të botës poredhe mjek që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri janë bërëbashkë për të diskutuar dhe shkëmbyer eksperiencat nëfusha të ndryshme shëndetësore. Konferenca dy ditore u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Urgjencës Mjeksore, e cilambajti Kongresin e I–rë të saj në nivel ekspertësh. 16 referime nga specialistët prekën tema të ndryshmënga problemet kardiake, deri tek shërbimi i urgjencës. Në fokus edhe këtë herë ishtë ndikimi i pandemisë sëcovid-19 në sëmundje të ndryshme dhe në sisteminshëndetësor. Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë në bashkëpunim me Qendra Kombëtare UrgjencësMjekësore, në brendësi të konferencës organizoi edhe trajnimin me temë “ Menaxhimi i urgjencave mjekësore” i ndarë në dy pjesë. BLSD (Basic Life Support & Defibrillation) and ASL (Advanced Life Support). Trajnimi u bë nga Dr. Skender Brataj, Dr. Gazmend Berisha, Dr.Aurora Dollenberg, Dr. Juna Hitaj, Dr. Klejdi Cankja, Dr.Alba Xhafaj dhe Inf. IndritJaupaj. Konferenca u përshendet nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare Ogerta Manastirliu e cila theksoi rolin e mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, në përcjelljen e risive shkencore në Shqipëri. Pjesë e konferencës u bënë Zv. Ministrja e shëndetësisë Znj Mira Rakacolli, rektori i Universitetit të MjekësisëDr. Arben Gjata, Dr. Skender Brataj drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr.Albana Fico drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare Nënë TerezaTiranë,

Më tepër