Tirana dhe AMFE bashkoi mjekët shqiptarë nga Ballkani dhe Evropa në kongresin e XIII-të

Kongresi iXIII europian i organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka mbledhur në Tiranë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë në fusha të ndryshme, njofton nga Tirana gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Mjekë shqiptarë të cilët prej vitesh e ushtrojnë profesionin e tyre në vende të ndryshme të botës poredhe mjek që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri janë bërëbashkë për të diskutuar dhe shkëmbyer eksperiencat nëfusha të ndryshme shëndetësore.

Konferenca dy ditore u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Urgjencës Mjeksore, e cilambajti Kongresin e I–rë të saj në nivel ekspertësh.

16 referime nga specialistët prekën tema të ndryshmënga problemet kardiake, deri tek shërbimi i urgjencës.

Në fokus edhe këtë herë ishtë ndikimi i pandemisë sëcovid-19 në sëmundje të ndryshme dhe në sisteminshëndetësor.

Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë në bashkëpunim me Qendra Kombëtare UrgjencësMjekësore, në brendësi të konferencës organizoi edhe trajnimin me temë “ Menaxhimi i urgjencave mjekësore” i ndarë në dy pjesë. BLSD (Basic Life Support & Defibrillation) and ASL (Advanced Life Support). Trajnimi u bë nga Dr. Skender Brataj, Dr. Gazmend Berisha, Dr.Aurora Dollenberg, Dr. Juna Hitaj, Dr. Klejdi Cankja, Dr.Alba Xhafaj dhe Inf. IndritJaupaj.

Konferenca u përshendet nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare Ogerta Manastirliu e cila theksoi rolin e mjekëve shqiptarë që punojnë në Europë, në përcjelljen e risive shkencore në Shqipëri.

Pjesë e konferencës u bënë Zv. Ministrja e shëndetësisë Znj Mira Rakacolli, rektori i Universitetit të MjekësisëDr. Arben Gjata, Dr. Skender Brataj drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr.Albana Fico drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare Nënë TerezaTiranë, Dr. Denis Gjika Drejtor i Qendrës Kombëtaretë akreditimit (ASCKSHSH).

Vec shkëmbimit të eksperiencave mjeksore në Tiranë u themelua edhe dega e Federatës për Shqipërinë me kryetare Dr.Esmeralda Babamusta.

Konferenca e mbajtur në kryeqytetin shqiptar u përshëndet edhe nga pianistia me famë boterore Lule Elezi dhe tenori Kastriot Tusha.

Konferenca e rradhës e mjekëve shqiptarë në europë pritet të mbahet në 23 qershor në Shkup të Maqedonisësë Veriut. Kongresi ne fjale u ndoq pos nga geyateret e njohur Brunilda Cami, Hajriz Mamaj dhe Nefail Maliqi dhe perfaqesues te mediave te shumta shqiptare nga Tirana dhe Prishtina

Image

 

Pjesmarrës në kongresin e XIII ishin mjekët:

1- Dr. Gazmend Berisha MD PHDc– Drejtor ekzekutivi AMFE Specialist në mjekësinë intensive, paliative & reanimacionit–

2- Dr. Aurora Dollenberg MD PHD– Kryetare e AMFE /Specialiste e Urgjencës, Mjekësisë së Familjes, dhePsikoterapisë–

3-Dr. Adrian Fandi– Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic”

4-Dr. Juna Hitaj – QKUM

5-Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit tëneurokirurgjisë QSUT

6-Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK

7-Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës KombëtareMjekësore QKUM

8- Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog

9- Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë

10-Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH

11-Dr. Fadil Brovina-Specialist I Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE-

12-Prof.Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjisdhe Docente në Universitetin e Graz

13- Znj. Arjetë Nezaj– Psikologe

14-Prof. Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë

15-Dr. Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist iInfertilitetit.

16-Dr. Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit tëNeurologjisë (Durrës)

17-Dr. Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg)

18-Dr. Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre

19-Dr. Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe

20-Dr. Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore– Instituti iMjekësisë Ligjore Tiranë

21. Alisa Dudumi – Mjeke QKUM

22. Prof. Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti iMjekësisë Tiranë

23. Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti iMjekësisë Tiranë

24. Dr. Klejdi Cankja – Mjekë QKUM

25. Inf. Indrit Jaupaj– QKUM

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç propozoi shkëmbimin e energjisë me qymyr, Kurti refuzon: Është plan i tij që të kalojë tek shkëmbimi i territoreve

Story i radhës

“OPEN BALLKAN” në Ohër të Maqedonisë dhe Serbia

Të fundit nga