Hetimi për atentatin në Nikël/ Ndaj Mariklen Hakës u qëllua 17 herë me pistoletë

Vazhdimi i një serie ngjarjesh të pa zbardhura dyshohet të jetë atentati i dështuar ndaj 31-vjeçarit Marklen Haka ndaj të cilit u qëllua 17 herë me një pistoletë glok teksa ai ishte duke udhëtuar me një mjet golf si pasagjer.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Niklës rreth orës 14 të së mërkurës. Si pasojë e të shtënave Haka mbeti i plagosur në fytyrë.

Autorët I kishin ngritur pritë Hakës duke u pozicionuar buzë rruge për ta qëlluar sapo ai të kthehej në fshat. Largimi me shpejtësi sapo nisi sulmi me armë dyshohet se i shpëtoi jetën 31-vjeçarit.

Pas atentatit të parë ndaj Hakës në shtator të vitit 2019 ku ai u plagos dhe halla e tij ndërroi jetë, ngjarje kjo ende pa autor, në Nikël u prishën ekujlibrat ku dyshimet binin edhe mbi miqtë e dikurshëm.

Gati një vit më vonë në nëntor të vitit 2020 në Tapizë ndodhi një tjetër atentat i dështuar ku objektiv ishte Durim Bami, një tjetër emër i botës së krimit në këtë zonë. Nga të shtënat bami nuk u lëndua por kushëriri i tij u plagos në dorë. Kjo ngjarje nuk u zbardh nga policia dhe mes të dyshuarve ishte dhe Marklen Haka, mik i dikurshëm i Bamit.

Një tjetër pistë hetimi është edhe hakmarrja për shkak të disa ngjarjeve të rënda kriminale ku Haka dyshohet si autor por që drejtësia nuk ka mundur dot t’ja provojë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reja bën 5 ndryshime nga sfida me Islandën

Story i radhës

Përparim Rama takon familjen e Aeronautistit të ndjerë Hizdri Gubetini

Të fundit nga