Category: Glow

  • Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur të ‘Dashuria është në ajër’?

    Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur të ‘Dashuria është në ajër’?

    Lajmi se çifti i aktorëve Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë ndarë një javë më parë, prej disa orësh po bën xhiron e rrjetit dhe ka mërzitur shumë fansat e tyre.

    Thuhet se Eda dhe Serkan janë ndarë dhe mësohet se shkak mund të jetë bërë aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.

    Në fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.

    Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir. Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.

    Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.

    Nga ana tjetër, Bursin, i cili u pa duke dalë nga shtëpia e aktores, tha: “Nuk e di pse. A duhej mësuar ky lajm nga gazetat?”

    Çifti që u njohën dhe u dashuruan në komedinë romantike “Dashuria është në ajër”, e bënë publike lidhjen e tyre pas një periudhe të gjatë xhirimesh, derisa udhëtuan së bashku në Maldive.

    GAZETA.MK

  • Si ta lexoni menjëherë personalitetin e dikujt me vetëm një pyetje?

    Si ta lexoni menjëherë personalitetin e dikujt me vetëm një pyetje?

    Një lloj pyetjesh mund të zbulojë në mënyrë indirekte shumë për personalitetin e një personi

    Të pyesësh dikë se çfarë mendon për njerëzit e tjerë zbulon shumë për personalitetin e tij.

    Arsyeja është se njerëzit priren të shohin më shumë cilësitë e tyre te të tjerët.

    Një person bujar i sheh të tjerët si bujarë, ndërsa një person egoist i sheh të tjerët si egoistë. Dr. Dustin Wood, autori i parë i studimit, thotë:

    “Një grup i madh i tipareve negative të personalitetit është i lidhur me pikëpamjet negative të të tjerëve. Një tendencë e thjeshtë për t’i parë njerëzit negativisht tregon një probabilitet më të lartë të depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit”.

    Përfundimet vijnë nga një seri prej tri studimesh.

    Të gjithëve iu kërkua të vlerësonin karakteristikat pozitive dhe negative të tre personave të tjerë. Individët që shfaqin sjellje tipike të çrregullimit të personalitetit paranojak mund të besojnë se të tjerët janë keqdashës dhe mosbesues edhe pse ai nuk e shihte veten kështu.

    Makiavelizmi zakonisht matet pjesërisht duke pyetur individët se deri në çfarë mase ata e perceptojnë mungesën e sinqeritetit, integritetit ose vetëmohimit në veprimet e të tjerëve, dhe sjellja narcisiste mendohet se ushqehet pjesërisht nga besimi se njerëzit e tjerë janë inferiorë, jo interesantë dhe të padenjë për vëmendje.

    GAZETA.MK

  • Ai thotë këto fraza kur s’të do më, thonë psikologët

    Ai thotë këto fraza kur s’të do më, thonë psikologët

    Psikologët pohojnë se ekzistojnë modele specifike të sjelljes që tregojnë se marrëdhëniet tuaja kanë arritur në një rrugë qorre ose thjesht nuk kanë qenë serioze që prej fillimi.

    Përveç kësaj, studiuesit përmendin fjalë specifike ose ndërtime gjuhësore që mund të prishin çdo marrëdhënie ose mund të sinjalizojnë se partneri juaj nuk ju do më.

    Ja një listë me fjalë dhe fjali të tilla që një mashkull i dashuruar kurrë nuk do t’ia thoshte bashkëshortes së tij.

    Nuk kam përse të të jap llogari

    Natyrisht, partnerët tanë nuk duhet të merren në pyetje dhe nuk duhet të na shpjegojnë çdo hap që ndërmarrin, por është normale të thuhet se si e kanë kaluar ditën ose të ndani me ta një problem që keni patur.

    Këto janë vetëm nevoja të rregullta njerëzore. Nëse ai nuk dëshiron ta bëjë atë, atëherë ai ndoshta nuk do t’ia dijë për atë që po mendoni.

    Njerëzit që të duan kurrë nuk e marrin një kërkesë për të treguar se si e kaluan ditën e tyre me armiqësi.

    “Nuk është problemi im!” ose “Është problemi yt!”

    Fjalë të tilla janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe nëse i kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk ka më ndjenja për ju.

    Njerëzit që duhen gjithmonë do të gjejnë kohë për të ndihmuar njëri-tjetrin, edhe nëse është e papërshtatshme për ta.

    “Nëse nuk të pëlqen, gjej një tjetër“

    Një person përpiqet t’ju manipulojë me fjalë të tilla. Ai nuk dëshiron të ndryshojë dhe sinqerisht beson se ju duhet të jetoni me të metat e tij.

    Nëse nuk ju pëlqen, ju jeni të lirë të largoheni.

    Njerëzit që duhen janë gati të bëjnë kompromise në shumicën e rasteve, janë më të butë në komunikim dhe gjithmonë respektojnë opinionin e partnerit të tyre.

    Nuk të besoj

    Këto fjalë zakonisht thuhen nga njerëz që nuk kanë besim, apo edhe më keq nga njerëz që duan të dominojnë. Ata kërkojnë justifikime në situata që ti nuk kishe faj aspak.

    Ajo që është më e mundshme, megjithatë, është se ky person vetëm kërkon një arsye për të pasur një debat ose dëshiron të ndahet.

    Njerëzit që duhen zakonisht dëgjojnë dhe ia vënë veshin njëri-tjetrin.

    Bëj çfarë të duash

    Këto fjalë tregojnë se partneri juaj është i largët dhe indiferent ndaj jush. Ai nuk do t’ia dijë se çfarë do të bëni në situata të vështira dhe nëse do të jeni në gjendje të gjeni mënyrën e daljes.

    Partneri juaj dëshiron që ju të merreni me pyetjet, të cilat nuk e përfshijnë atë direkt, me ju.

    Njerëzit që duhen gjithnjë do të bashkëpunojnë dhe ata do t’ju ndihmojnë të bëni një zgjedhje. Ata nuk do të largohen nga ju kur të jeni në udhëkryq.

    Megjithëse, ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar marrëdhënie duke kërkuar vëmendje në çdo zgjedhje të vogël.

    Po e ekzagjeron

    Partneri juaj mund t’i thotë këto fjalë kur përpiqeni ta bëni atë të ndihet fajtor. Ju duhet të kujtoni se ka një mundësi që ju me të vërtetë po e mendoni shumë gjatë.

    Nëse ndodh kjo situatë, duhet të qetësoheni, mendoni thellësisht dhe shpjegojani partnerit tuaj se çfarë ju shqetëson. Mos harroni, “Po e ekzagjeron,” nuk mund të jetë një përgjigje.

    Pyeteni partnerin tuaj që t’ju japë një shpjegim të plotë, por nëse ai ende i përsërit këto fjalë, atëherë ndoshta ai nuk ju do më.

    Të dua me të vërtetë

    Ju mund të thoni: “Nuk mund të jetë e vërtetë! Ai thotë se më do! Por fjala “me të vërtetë” zakonisht përdoret kur partneri juaj ndihet fajtor dhe përpiqet të justifikojë sjelljen e tij.

    Nëse partneri juaj përdor një nga fjalitë e listës sonë dhe pastaj ai thotë se “me të vërtetë” ju do, atëherë ndoshta nuk është e vërtetë. Ajo që është më e mundur është që partneri juaj mund të përpiqet të manipulojë ndjenjat tuaja.

    Nëse asnjë nga fjalët e përmendura më sipër nuk janë pjesë e marrëdhënies tuaj, atëherë nuk ka arsye për të dyshuar në sinqeritetin e “Unë të dua”.

    Ndonjëherë ne mund të dëgjojmë fjalë të ndryshme nga partnerët tanë, sepse ata janë inatosur, mërzitur ose ofenduar por nëse partneri juaj ka ndjenja për ju, ai kurrë nuk do të përpiqet të thotë fjalë të këqija kundrejt jush

    GAZETA.MK

  • Romeo zbulon si e shohin mami dhe babi Donaldin në “BBV”

    Romeo zbulon si e shohin mami dhe babi Donaldin në “BBV”

    Pak para finales edhe prindërit e Donaldit nuk ndahen një moment nga ekrani i televizorit.

    “Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet. Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar Romeo krah pamjes ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vonq të natës.

    Kujtojmë se disa javë më parë, Donaldi ka marrë një surprizë e cila e ka emocionuar shumë brenda shtëpisë, duke takuar mamanë dhe babain e tij.

    Image

    Postimi i Romeos

    Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

    GAZETA.MK

  • Monika vazhdon ngacmimet me Ilirin: Kur më do, pse më ulëret?

    Monika vazhdon ngacmimet me Ilirin: Kur më do, pse më ulëret?

    Në “Big Brother VIP” kanë ‘plasur’ dënimet. Secili banorë ka zgjedhur dënime për të tjerë dhe kësaj here ishte Iliri, i cili duket se vazhdon me ngacmimet me Monikën.

    Iliri është banori i radhës që ka shtypur gongun dhe ka zgjedhur Monikën që t’i bëjë komplimente. Ngacmimet e tij me Monikën vijojnë që kur u kris miqësia e tyre sepse Monika zgjodhi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi, pavarësisht se Monika tha se e bëri pasi Trixa i ka ndenjur afër.

    Teksa i komunikonte dënimin, Monika i thoshte se ia ka bërë komplimentet më parë por nuk e ka besuar, ndërsa tani do gënjeshtra.

    Monika: Ke vrapuar, ke shqyer këmbë e duar vetëm për të më dhënë dënime mua. Po sa shumë më do o burrë i dheut. Kur më do, pse më ulëret në prime?

    Iliri: Dua një kompliment sepse ka muaj që nuk dëgjoj komplimente për mua dhe i dëgjoj për të tjerët.

    Monika: I ke dëgjuar dhe për veten tënde.

    Iliri: Kjo do zgjasi deri në Prime se është 24 orë.

    Monika: Jo,jo nuk zgjat aq.

    Iliri: Mendo disa komplimente njërin më i bukur se tjetri

    Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

    GAZETA.MK

  • Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur

    Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur

    Lajmi se çifti i aktorëve Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë ndarë një javë më parë, prej disa orësh po bën xhiron e rrjetit dhe ka mërzitur shumë fansat e tyre.

    Thuhet se Eda dhe Serkan janë ndarë dhe mësohet se shkak mund të jetë bërë aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.

    Në fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.

    Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir. Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.

    Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.

    Nga ana tjetër, Bursin, i cili u pa duke dalë nga shtëpia e aktores, tha: “Nuk e di pse. A duhej mësuar ky lajm nga gazetat?”

    Çifti që u njohën dhe u dashuruan në komedinë romantike “Dashuria është në ajër”, e bënë publike lidhjen e tyre pas një periudhe të gjatë xhirimesh, derisa udhëtuan së bashku në Maldive.

    GAZETA.MK

  • Rrushja debaton me Efin dhe shkak u bë një foto me Mevlanin

    Rrushja debaton me Efin dhe shkak u bë një foto me Mevlanin

    Rrushja ka zbuluar se nuk ka qenë pjesë e programit për shkak të problemeve shëndetësore.

    Megjithatë, sapo u rikthye, u transmetua takimi i saj me Mevlanin, që sërish nuk shkoi mirë.

    Teksa priste Mevlanin në takim, Rrushja është nevrikosur keq. Ndonëse Mevlani u përpoq ta justifikonte duke thënë se “nuk do të linte nënën rrugëve” pasi e kishte cuar për të bërë disa analiza mjekësore.

    Ndërsa Rrushja i përmendi më pas se kishte publikuar fotografi me Efin ndërsa ishte në takim me të dhe u shpreh se kjo tregon mungesë respekti.

    “Puna është që pate kohë të hysh edhe live në Instagram, edhe të nxjerrësh foto me Efin duke ditur që ke takim me mua”, tha ajo.

    Diskutimi vazhdoi edhe në studio, ku Rrushja debatoi me Efin. Sipas kësaj të fundit, ishte dita kur transmetohej takimi, ndaj s’kishte asgjë për tu marrë kaq keq.

    Nga ana tjetër, Mevlani i kërkoi falje, por këmbënguli se foton me Efin, duhet ta “bënin kartolinë”.

    Në takim, Rrushja tha se nuk mund të pranojë që çdo herë Mevlani ta mbyllë me një “Më fal”. Madje ajo shprehu se takimi ishte i mërzitshëm.

    GAZETA.MK

  • Nuk e fusin kurrë dorën në xhep, këta janë personat që kursejnë më së shumti

    Nuk e fusin kurrë dorën në xhep, këta janë personat që kursejnë më së shumti

    Shpesh ju ka rastisur të shikoni dikë që nuk paguan kurrë.

    E kishit menduar që shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë shumë tek paratë që shpenzoni?

    Në fakt kjo mund të jetë e vërtetë. Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për mënyrën se si e trajtoni paranë dhe në listën e mëposhtme mund të gjeni se ku jeni/

    Dashi, më koprraci i gjithë shenjave. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lëshojnë qindarkat nga dora, madje i ruajnë si sytë e ballit. Janë aq dorështrënguar sa e kufizojnë veten në çdo gjë si ushqimi për shembull.

    Demi dhe kursimi janë e njëjta gjë, një lidhje që nuk mund ta prishë njeri. Pas Dashit, Demi është shenja e dytë më koprrace. E ruan lekun aq shumë sa ndonjëherë harron edhe ku i ka fshehur. Nuk blen kurrë gjëra të panevojshme, nuk bëjnë bamirësi dhe nuk lë bakshishe gjëkundi.

    Binjakët njihen botërisht për pavendosmërinë e tyre, por kur bëhet fjalë për paratë i kanë idetë e qarta: të shpenzojnë sa më shumë. Nuk janë aspak kurrnacë, përkundrazi konsiderohen si shenja më bujare në gjithë horoskopin. U pëlqen shumë të udhëtojnë, të bëjnë shopping, si dhe të ftojnë miqtë në dreka e darka.

    Gaforrja i shtrin këmbët aq sa ka jorganin dhe kuletën. Në ndryshim nga Binjakët që e derdhin lekun lumë, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të matur dhe nuk bëjnë kurrë shpenzime të kota. Nuk tundohen aspak nga uljet e fundit, ofertat para festave apo restoranti i ri i hapur në qytet. Prandaj nëse doni t’i kërkoni borxh, dijeni se gaforret e kanë ndonjë lekë të vënë mënjanë.

    Luani Mos guxoni kurrë t’i dhuroni një arkë kursimi një Luani, jo vetëm që nuk do ta përdorë, por do të mendojë se po talleni me të. E do shumë paranë, sikundër pushtetin dhe nevojën për t’u afirmuar i pari/e para. I pëlqen të dëfrehet, t’u ofrojë për të pirë të gjithëve dhe në fund të përfundojë me 50 leke në xhep.

    Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.

    Peshorja është një tjetër shenjë që ka një marrëdhënie të çuditshme me paratë. Nuk di të kursejë, por nuk ngelet kurrë pa diçka në xhep. Ajo që e dallon nga shenjat e tjera? Shumë e thjeshtë: i plotëson çdo tekë e dëshirë vetes dhe jo të tjerëve. Po që nuk e kanë keq Peshoret.

    Akrepi mund të duket kurrnac në pamje të parë por siç e dini pamja e parë gjithmonë gënjen. Nuk është aspak dorështrënguar por një ekonomist i lindur që di të bëjë blerje të zgjuara. Sa zili!

    Për Shigjetarin është shumë e rëndëishme të mos bjerë kurrë në monotoni, por të shijojë çdo moment sikur të ishte i fundit. Del shpesh me miqtë dhe si rrjedhojë harxhon shumë para. Se harruam t’ju thonim, i pëlqen të bëjë dhurata.

    Bricjapit i pëlqejnë gjërat e luksit dhe fjala e fundit e teknologjisë dhe modës, por para se të blenë diçka e analizojnë në çdo detaj.

    Ujori duket sikur jeton mes reve dhe fantazive, por shndërrohet në një person tjetër sa herë që flitet për paratë. Nuk harxhon për veshje, këpucë apo restorante, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për gjëra shpirtërore.

    Peshqit. Shenja përmbyllëse e horoskopit është shumë zemërgjerë me të tjerët. Duket sikur paratë i rëndojnë në xhep dhe do t’i prishë me pahir. Kujdes, duhet menduar edhe për ditët e vështira.

    GAZETA.MK

  • Saranda sonte me “Ku je” në shqip

    Saranda sonte me “Ku je” në shqip

    Një armatë e tërë e të rinjve çdo ditë e më shumë po na mbushin ekranet dhe mediat skandinave po na bëjnë të krenohemi me origjinën tonë.

    Listës së këtyre emrave, sonte po i shtohet edhe një emër i ri Saranda Hasani, me origjinë është nga Vitia e Kosovës. Thotë se emrin i vunë familjarë të sajë, frymëzuar nga kaltërisa e bregdetit dhe anitikiteti i Sarandës, qytetit që mbartë në vetë një pjesë të historisë sonë.

    Shqiptarja me origjinë nga Kosova, e lindur në Suedi, më 2014, njëra ndër tetë vokalistet më të mira në këtë shtet skandinav, sonte ne mesnatë vet ajo ka njoftuar se do ta prezantojë në platformën youtube dhe të tjera rrjete, këngën e saj më të re, kësaj here projektin në gjuhën shqipe, “Ku je”, është projekti i parë në gjuhën shqipe meqenëse deri më tash Saranda, ka kënduar për audiencën suedeze.

    Kënga ‘Ku je’, e cila do të lansohet sonte në mesnatë me tekst dhe melodi nga vet Saranda ndërsa studio që e realizoi quhet nga Bahoz & Baran, aranzhmanin e ka bërë po ashtu – Bahoz & Baran, për videon është kujdesur LEALTA e vokaliste është Saranda Hasani.

    GAZETA.MK

  • Liberta Spahiu zbulon djalin bukurosh të Alaudin Hamitit

    Liberta Spahiu zbulon djalin bukurosh të Alaudin Hamitit

    Liberta Soahiu dhe Alaudin Hamiti janë dy personazhe shumë të njohur të botës së televizionit në Kosovë.

    Alaudini ka bërë një tërheqja nga ekrani, ndërkohë që Liberta vazhdon të jetë producente dhe prezantuese e “Prive”-së.

    Miqësia mes dy personazheve të njohur vazhdon të jetë e fortë si gjithmonë dhe ata duken të pa ndarë edhe familjarisht.

    Liberta, sot ka publikuar një fotografi ku miki i saj Alaudin Hamiti shihet me të birin simpatik, Noarin.

    Image

    Alaudin Hamiti me djalë

     

    GAZETA.MK

sqmken