Si ta lexoni menjëherë personalitetin e dikujt me vetëm një pyetje?

Një lloj pyetjesh mund të zbulojë në mënyrë indirekte shumë për personalitetin e një personi

Të pyesësh dikë se çfarë mendon për njerëzit e tjerë zbulon shumë për personalitetin e tij.

Arsyeja është se njerëzit priren të shohin më shumë cilësitë e tyre te të tjerët.

Një person bujar i sheh të tjerët si bujarë, ndërsa një person egoist i sheh të tjerët si egoistë. Dr. Dustin Wood, autori i parë i studimit, thotë:

“Një grup i madh i tipareve negative të personalitetit është i lidhur me pikëpamjet negative të të tjerëve. Një tendencë e thjeshtë për t’i parë njerëzit negativisht tregon një probabilitet më të lartë të depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit”.

Përfundimet vijnë nga një seri prej tri studimesh.

Të gjithëve iu kërkua të vlerësonin karakteristikat pozitive dhe negative të tre personave të tjerë. Individët që shfaqin sjellje tipike të çrregullimit të personalitetit paranojak mund të besojnë se të tjerët janë keqdashës dhe mosbesues edhe pse ai nuk e shihte veten kështu.

Makiavelizmi zakonisht matet pjesërisht duke pyetur individët se deri në çfarë mase ata e perceptojnë mungesën e sinqeritetit, integritetit ose vetëmohimit në veprimet e të tjerëve, dhe sjellja narcisiste mendohet se ushqehet pjesërisht nga besimi se njerëzit e tjerë janë inferiorë, jo interesantë dhe të padenjë për vëmendje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ai thotë këto fraza kur s’të do më, thonë psikologët

Story i radhës

Temperaturat sërish nën zero, si do të jenë ditët e fundit të janarit

Të fundit nga