Temperaturat sërish nën zero, si do të jenë ditët e fundit të janarit

Gjatë ditëve të fundit të janarit, temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të gjitha qarqet e vendit.

Instituti i Gjeoshkencave ka përpiluar një informacion për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ku informon mbi atë që pritet të ndodhë me temperaturat minimale në vendin tonë për pesë ditët në vazhdim në të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet deri më 30 janar:

Në zonat bregdetare temperaturat pritet të zbresin deri në -3 ?C.

Në zonat e ulëta temperaturat pritet të zbresin deri në -5?C.

Në zonat kodrinore temperaturat pritet të zbresin deri në -7?C.

Në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në -12?C.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale pritet të pësojnë një rritje të lehtë. Në zonat
bregdetare dhe të ulëta vlerat e temperaturave minimale pritet të jenë mbi zero gradë ndërsa në zonat kodrinore dhe malore temperaturave minimale do të mbeten në vlera negative (nën zero gradë).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta lexoni menjëherë personalitetin e dikujt me vetëm një pyetje?

Story i radhës

Diskutohet rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së, sfidat në Drejtësi dhe Administratë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish