dikush tjeter ka hyre ne mes ndahet cifti i aktoreve te njohur te dashuria eshte ne ajer 61f38cb74c16d

Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur të ‘Dashuria është në ajër’?

January 28, 2022
1 minut lexim

Lajmi se çifti i aktorëve Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë ndarë një javë më parë, prej disa orësh po bën xhiron e rrjetit dhe ka mërzitur shumë fansat e tyre.

Thuhet se Eda dhe Serkan janë ndarë dhe mësohet se shkak mund të jetë bërë aktorja Demet Ozdemir, me të cilën Bursin do të jetë pjesë në një serial të ri.

Në fakt, aktori ka tentuar të pajtohet me të dashurën e tij përmes miqve të përbashkët, por Hande, nga ana tjetër, u ka thënë miqve të afërt se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ka kthim pas.

Sipas burimeve të ‘Hurriyet’, arsyeja e ndarjes është pikërisht bashkëpunimi i Bursin me Demet Ozdemir. Të dy aktorët pritet të luajnë rolet kryesore në një serial që do të transmetohet në një platformë të njohur digjitale.

Hande, e cila e mësoi nga gazetat se Bursin do të ishte në të njëjtin projekt me Ozdemir, ka reaguar ashpër ndaj të dashurit të saj.

Nga ana tjetër, Bursin, i cili u pa duke dalë nga shtëpia e aktores, tha: “Nuk e di pse. A duhej mësuar ky lajm nga gazetat?”

Çifti që u njohën dhe u dashuruan në komedinë romantike “Dashuria është në ajër”, e bënë publike lidhjen e tyre pas një periudhe të gjatë xhirimesh, derisa udhëtuan së bashku në Maldive.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0b8d0bdd182d0b5d0bdd0b7d0b8d0b2d0b5d0bd d0b4d0b8d198d0b0d0bbd0bed0b3 d181d0be d0b1d183d0b3d0b0d180d0b8d198d0b0 d0bfd0b5d0bdd0b4 61f38c0312ed3
Story i mëparshëm

Интензивен дијалог со Бугарија – Пендаровски наскоро во Софија кај Радев

moti sot ne vendin tone 61f3986f988bc
Story i radhës

Moti sot në vendin tonë

Të fundit nga

ShkoLartë