Moti sot në vendin tonë

Dita do të jetë me diell dhe pak më ngrohtë, gjatë pasdites do të paraqiten vranësirat të cilat kah fundi i ditës do të rezultojnë edhe me reshje të borës.

Kështu do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut sipas prognozës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Priten edhe reshje të shiut, të cilat mund të kalojnë në ngrica për shkak të temperaturave të ulëta, ndërkaq do të fryjë edhe erë veriore.

Temperatura minimale do të jetë prej -9 deri në -1, kurse maksimalja do të arrijë prej 3 deri në 12 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup. Gjatë pasdites do të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje të shiut. Në vende të larta pritet edhe borë. Temperatura minimale do të ulet në -6, kurse maksimalja do të arrijë në 8 gradë celsius.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dikush tjetër ka hyrë në mes, ndahet çifti i aktorëve të njohur të ‘Dashuria është në ajër’?

Story i radhës

Edi Rama, shqiptarët në RVM-së sipas ligjeve kushtetuese, nuk janë shtetformues(!)

Të fundit nga